Stuart Peach

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, mbështet dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi. Peach është shprehur i kënaqur që gjendet në një panel bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Greqi ku temë diskutimi ishte: “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?. Mes tjerash, Peach ka thënë se rruga euroatlantike është e duhura për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk i japin Rusisë mundësinë të destabilizojë këtë rajon. “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e mbështet atë, dhe ne mbështesim integritetin e rajonit . Vazhdojmë të mbështesim Bashkimin Evropian, dialogun e lehtësuar…  Vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd dhe jam i kënaqur që shoh kryeministrin Albin Kurti këtu, për të vazhduar të mbështesim miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari në udhëtimin e tyre. Udhëtimi euroatlantik është rruga e duhur për këtë rajon dhe në tërësi Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë atë”. “Ne duhet të vazhdojmë udhëtimin euroatlantik duke punuar me miqtë tanë të Shteteve të Bashkuara dhe të vazhdojmë të mbështesim NATO-n si organ i sigurisë në Evropë. Qëndroni si shumica e zyrtarëve dhe përfaqësuesit e lartë, kjo mund të duket larg ngjarjeve globale, por ato në fakt janë të lidhura dhe ne shumica nuk i japim Rusisë mundësinë për të destabilizuar këtë rajon”, ka thënë Peach.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …