Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi: “Festoni rugovistë ‘pacifistë’… Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!”

Në mesnatë rreth orës 1:27 minuta është vrarë ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Me rastin e vrasjes tinëzare e barbare të veprimtarit të njohur të çështjes Kombëtare, Qerim Kelmendi kanë reaguar edhe vëllezërit e tij Ibrahim Kelmendi dhe Osman Kelmendi. Ibrahim Kelmendi veprimtar i njohur dhe anëtar i ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës. Përmes llogarisë së tij ka postuar një fotografi të të vëllait të tij, tashmë të ndjerë, me përshkrimin: “Festoni rugovistë ‘pacifistë’… Mallkimi dhe turpi ju mbulofshin, qelbësira shqipfolëse!” pasi është konfirmuar në se trupi i pajetë i gjetur është i vëllai të tij Qerim Kelmendit.

Për këtë vrasje mizore vëllai tjetër i Qerimit, Osman Kelmendi ka bërë të ditur se  Vrasja ka ndodhur në mesnatë pas orës 1:25, afër shtëpie. Ka qenë një pritje klasike, si duket mirë e përgatitur. E kanë ekzekutuar një herë dhe pastaj e kanë djegur me gjithë makinë kufomën. Ai ka lëvizur në qytet, sepse ka pasur miq e shokë. Nuk e ka pasur asnjë drojë, asnjë element të dyshimit që të mos lëvizë gjatë ditës e gjatë natës. Ai ka qenë invalid lufte. Nuk ka qenë në punë që ta ketë një orar të rregullt. Kështu krejt çfarë dimë është kjo. Pistë të dyshimit nuk kemi. Historia e vëllait është kjo, ai ka qenë luftëtar i orëve të para, ka qenë së bashku me Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Zahir Pajzitin”, ka thënë Osman Kelmendi.

Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka folur rreth dyshimeve të prokurorisë, lidhur me rastin e vrasjes në Pejë. “Dyshohet që në drejtim të viktimës fillimisht kishte pasur të shtëna me armë zjarri. Më pas, i ishte vënë zjarri veturës së tij”, ka thënë Nikçi gjatë një konference shtypi. Ai ka shtuar se nuk mund të konfirmohet identiteti i viktimës, përderisa të mos kryhet obduksioni dhe të konfirmohet përmes krahasimit me ADN-në e familjarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …