Idajet Beqiri

Idajet Beqiri: Kur proteston krimi, pse të mos protestojë edhe antikrimi?!

Opozita protestoi dhunshëm para dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë për të penguar zgjedhjen kushtetuese të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. Fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi i ka çakorduar keqas. Po binden se litari po mblidhet dhe “kali” nuk do të ketë më mundësi të “shijë lëmin” si më parë, hergjele e pa fre! Opozita e sotme, e zhytur gjerë në grykë me krime të djeshme, herë në qeveri dhe herë në opozitë, nën mendësinë e pushtetit të pakufizuar dhe të mos ndëshkueshmërisë, por edhe nën mendësinë e të pasurit në dorë të “çelësit” të destabilitetit të vendit, ka bërë krime aq të mëdha e më pasoja të rënda, sa e sotmja dhe e ardhmja e shtetit ligjor demokratike shqiptar është në buzëgreminë të rrezikshme.

Në këtë vend Berisha organizoi, ekzekutoi dhe vrau për interesat e tij për pushtet si dhe për interesat e Serbisë për destabilitetin e Shqipërisë, katër dëshmorët e 2 prillit 1991 në Shkodër. Berisha, Gazidede, Agim Shehu, Tritan Shehu, Genc Pollo e të tjerë përgjakën demokracinë dhe zgjedhjet e lira në 26 maj 1996, duke e mbajtur pushtetin me dhunë të egër, ndryshe nga sa ishte vullneti i popullit shqiptar. Në këtë kuadër, nën një skenar të përgatitur mirë me ndihmën e shërbimit sekret serbo-grek, u vranë shqiptar me bombat që ju vunë prej segmenteve të lidhura me Berishën Supermarketet “Vefa”.

Po me ndihmën e agjenturave ogurzeza antishqiptare, Berisha inkurajoi, ngriti, zhvati dhe mbrojti firmat piramidale, duke ju pirë edhe pikën e fundit të gjakut të gjithë shqiptarëve. Miliardat e Sudes i rrëmbeu ish kreu i PD Tritan Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me lekët e shqiptarëve të grabitura nga piramidat e Saliut u bë shesh dhe përshesh për një muaj në vitin 1997 gjithë shteti shqiptar dhe institucionet e tij. Me këto lekë të grabitura të piramidave u vranë mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm në marsin e vitit 1997. Me këto lekë të vjedhura nga banda kriminale e Berishës ju shpërndanë armët e ushtrisë shqiptare kriminelëve të tij me qëllimin e vetëm që baza dhe shkaku burimor i krimit dhe vrasjeve në këtë vend të sundonte gjatë.

Me këto lekë të piramidave dhe me grabitjen dhe shitjen e pasurive kombëtare, të vendosura me gjakun dhe sakrificat e shqiptarëve gjatë 50 vjetëve të regjimit të kaluar, u vodhën në vazhdimësi zgjedhjet e lira, u bënë vrasjet politike të Azem Hajdarit dhe “shuarja” e fiseve të tëra antiberishë në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë, u bë grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998.

Me dhe për pasuritë e pista që i vinte palë-palë Berisha, Familja e tij dhe bashkëpunëtorët e tij, Fatmir Mediu, Genc Ruli etj u vranë 26 shqiptarë të pafajshëm në Gërdec si dhe mbetën invalidë të përhershëm me dhjetëra e dhjetëra të tjerë, veç dëmeve të pallogaritshme që ju shkaktuan buxhetit të shtetit.

Nën drejtimin, nxitjen, organizimin dhe ekzekutimin e Berishës, Bashës, Metës etj, Shqipërisë dhe shqiptarëve ju vranë në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit” 4 dëshmorë të lirisë dhe demokracisë, ju vodhën thesarin e shtetit, rezervat  valutore në flori, ju vodhën 230 milion euro në Rrugën e Kombit, ju shit grekëve 351 km2 det, nëndet dhe hapësirë ajrore nga perlat e këtij vendi…. Lista e krimeve të zeza të Bandës Kriminale të Berishës, duke vazhduar me korrupsionin galopant kudo, posaçërisht në organet e drejtësisë, në financa e dogana, në tatime e në administratën publike, nuk kanë të sosur. Shqiptarët kanë 27 vjet që vuajnë, durojnë dhe shpresojnë që më në fund në këtë vend të sundoj ligji dhe të dënohet krimi i vjetër dhe i ri. Nëse shqiptarët emigrojnë ende në vendet e huaja, një ndër shkaqet kryesore të këtij fenomeni, nuk është gjendja e keqe ekonomike e tyre dhe qeverisja aktuale, por mungesa e besimit se në këtë vend krimet që janë bërë, do të ndëshkohen.

Fakti që në 27 vjet me radhë asnjë prej këtyre kriminelëve të mëdhenj, me Berishën në krye, nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë, i ka futur shqiptarët në një pesimizëm të thellë se ky vend nuk mund të bëhet, përderisa këta kriminel peshkaqen shëtisin dhe livadhisin të lirë. Ndaj ikin nga sytë këmbët duke e braktisur vendin.

Faktori ndërkombëtar e ka studiuar dhe e ka kuptuar fare mirë këtë gjëmë që u ka rënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj po e mbështesin me çdo mjet dhe çmim reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ndërsa Berisha, Basha, Meta e kompani duan me çdo kusht të ruajnë statuskuonë e krimit, të mos prekjes së pasurive përrallore që kanë vënë për 27 vjet me radhë mbi gjakun, pasuritë dhe financat e shqiptarëve. Ndaj protestojnë për Prokuroren e Përgjithshme, ndaj protestojnë për Llallën dhe për Rovena Gashin, ndaj protestojnë për të ashtuquajturin “kanabizim të vendit”, në një kohë që për 27 vjet me radhë janë pikerisht këta që e bënë Shqipërinë me “Republikë të Lazaratit” etj.

Pra kokat e krimit, nën petkun e “opozitës”, do të protestojnë në 27 janar 2018 për të penguar ende reformën në drejtësi, për të shtyrë ende implementimin dhe finalizimin e vetingut. Kriminelët “opozitarë” do protestojnë për të “trembur” ndërkombëtarët dhe qeverinë me “gogolin destabilitet” të vendit, që gjoja e kanë në dorë kali i ngordhur Berisha, gjumashi holandez dhe njeriu të cilit kurrë nuk i tha asnjë shqiptar “puna e mbarë”,  Basha, bllokë zhgarravitësi i veshur me stoli ari Meta, së bashku me “Opingën e Sheros”, Monikë!

Në këtë situatë, kur krimi ngrihet në këmbë dhe proteston për të mbrojtur krimin dhe kriminelët, nuk është aspak mirë, madje është e dënueshme që antikrimi, shumica e cilësuar e shqiptarëve, të cilët votëbesuan qeverinë aktuale me aq shumë vota, sa kurrë më parë në këto 27 vjet, për të luftuar kundër krimit dhe këtyre kriminelëve të mëdhenjë, të mos ngrihen në protesta  masive, duke mbushur sheshet dhe gjithë rrugët e Shqipërisë me qytetarë që duan të jetojnë në këtë vend pa i patur ferrë nëpër këmbë këta kriminelë të mëdhenj.

Nuk themi të bëjmë antimitingje të natyrës siç bënte Berisha kur ishte në pushtet kundër opozitës, në mbrojtje të krimeve monstruoze të tij, me qëllim të pastër konfrontimi për luftë civile të stisur, banda kriminale në pushtet, kundër popullit, në të njëjtën ditë!

Jo, por nëse opozita e krimit do të protestoj në datën 27 janar, në datën 28 janar rrugët dhe sheshet e Shqipërisë të mbushen me qytetarë antikrim, me qëllim që të mos gjejë vrimë miu ku të futet krimi dhe kriminelët që i kanë nxirë jetën vendit dhe popullit për 27 vjet me radhë. Forcat politike, intelektuale, shoqëria civile shqiptare,  progresistët disa milion shqiptarë   proamerikanë, proeuropianë, proqeveritarë, pro reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, duhet t’i japin mësimin e duhur “opozitës” kriminale dhe antishqiptare se Shqipërinë dhe shqiptarët nuk do t’i lënë edhe më tej peng të krimeve dhe të antikombëtarizmit të Bandës Kriminale të Berishës, të Bashës… E të “Opingës së Sheros”! (Dita)

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …