Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë të reshura shiu. Siç bëhet e ditur në njoftimin e Institutit, të shtunën do të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura do të na shoqëroj gjatë ditës së shtune. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës do të jenë jostabile dhe serish do të krijohen kushtet për reshje shiu të cilat vende –vende do të jenë me intensitet mesatar temperaturat maksimale do të jenë për 1-2 gradë Celsius më të ulëta, derisa minimalet do te jenë të ngjashme.
Kontrolloni gjithashtu
PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobëtën, në historinë e shtetit të Kosovës
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë …