IKD, ka reaguar lidhur me seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita dhe mospjesëmarrjen e deputetëve të pozitës

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar lidhur me seancat e  jashtëzakonshme të thirrura nga opozita dhe mospjesëmarrja e deputetëve të pozitës. Sipas IKD-së, opozita parlamentare në Kuvendin e Kosovës ka thirrur tre seanca të jashtëzakonshme për tema me interes publik si për qytetarët dhe për funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Bojkoti i opozitës përbën shkelje të besimit të qytetarëve. Pasi në seanca janë trajtuar  çështjet: Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, me Milan Radojiçiçin, pastaj Debat Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës; Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …