IKSHPK

IKSHPK: 7 të infektuar, 10 të shëruar dhe asnjë viktimë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin mbi gjendjen shëndetësore në vendin tonë nga  pandemia gjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është evidentuar asnjë viktimë nga virusi korona ndërkohë që janë infektuar 7 persona të tjerë dhe 10 të infektuar më herët, janë shëruar. Poashtu njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 644 mijë e 358 doza të vaksinës ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 892 qytetar, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …