Brickos

Nga testimi i 5.204 mostrave konfirmohen 352 raste të reja me virusin korona, kurse sot janë shëruar 13 qytetarë

IKSHPK: Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 6 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona janë shëruar

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, nga gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën Studentore, vetëm 6 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona janë shëruar. Nga data 08 shkurt deri më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.200 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 604 raste, ndërsa gjithsej 18 raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.514 kontakte të rasteve.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …