Gjendja e krijuar nga përhapja e virusit korona ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të kërkoj nga qytetarët që t’i zbatojnë rekomandimet dhe masat për mbrojtje nga koronavirusi. Instituti ju ka drejtuar me një thirrje të gjithë qytetarëve duke theksuar se virusi korona është i pranishëm kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë shpëton jetë! Këtë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!, thuhet në mes tjerash në apelin e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës drejtuar qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …