Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

IKSHPK: Mbajtja e maskave është obligative

Pas analizës së gjendjes shëndetësore në vend nga përhapja e virusit korona, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me respektimin rigoroz të masave kundër përhapjes së virusit. Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Numri i rasteve me koronavirus është më i madh se në muajin prill kur llogaritet të ketë qenë piku i pandemisë. Në këta kuadër, IKSHPK ka theksuar se mbajtja e maskave mbetet obligative, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …