Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, i ka bërë apel qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi. Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike, ka reaguar pas daljeve të shumta të qytetarëve nëpër sheshe, rrugë, e ndeja të ndryshme. Përmes një njoftimi, ky institut, ka bërë apel te qytetarët që t’i lënë odat, mbledhjet e ndejat dhe të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. “Ju lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe Familjet e Juaja!”, thuhet ndër të tjerash në apelin e IKSHPK-së. Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 165 persona të infektuar, 23 të shëruar dhe tre të vdekur.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
