Ilir Meta

Ilir Meta, kryetar i korruptuar dhe përfaqësues i opozitës në Shqipëri, themelon një medie për ta “luftuar korrupsionin” (!)

Ilir Meta, kryetar përfaqësues i opozitës në Shqipëri,  njoftoi sot një nga projektet e reja të tij, atë të themelimit të një medie  të re transparente në Shqipëri, e cila sipas tij do luftonte  korrupsionin. Në një reagim të tij  kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka cilësuar me ironi  këtë projekt të Metës, duke i kujtuar atij videon e famshme të korrupsionit me 700 mijë euro me Dritan Priftin. “Lajm i mirë që Ilir Meta ka marrë iniciativën për një media të re transparente dhe kritike me pushtetin. Ai ka jo vetëm lekët por dhe historinë e tij të 7 përqindëshit, që mund ta mbajë gjallë këtë medie si me para ashtu dhe me përmbajtje gjithë jetën,  ka shkruar  Veliaj.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

25 vjetori i rënies së 14 Dëshmorëve të Kombit në Shishman të Bokës

Diku rreth orës 02:15 të mëngjesit më 29 mars, në vendin e quajtur “Livadhet e …