Ilir Meta

Ilir Meta, zyrtarizoi qëndrimin e tij pro-rus, me pjesëmarrjen në Samitin e Sarajevës

Sekretari për Mediet në Partinë Socialiste, Alfred Peza akuzoi kryetarin  e Republikës, Ilir Meta, se ka zyrtarizuar qëndrimin e tij pro-rus me pjesëmarrjen në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Qeveria shqiptare kishte vendosur të bojkotonte samitin e organizuar në Bosnje-Hercegovinë, për shkak të mos-trajtimit si të barabartë të Republikës së Kosovës, por ky bojkot u thye nga presidenti Meta. Sipas Pezës, Meta e do Shqipërinë si një Republikë Lindore dhe jashtë institucioneve Perëndimore. “Presidenti e zyrtarizoi me veprimtarinë dhe pranimin e ftesës nga njeriu i Putinit aktivitetin pro rus. Kërkon një Republikë Lindore, pro ruse dhe jashtë institucioneve Perëndimore”, tha ai. “Edhe shefi i opozitës, Lulzim Basha  është marrë i pandehur për financime nga Rusia”, shtoi Alfred Peza.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …