Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin me vrasje të gazetarit dhe drejtuesit të portalit “Periskopi”, Ilir Mirena

Ilir Mirena: VV po e përdor Vuçiqin për ta zhvendosur vëmendjen nga kriza institucionale

Komentatori politik, Ilir Mirena, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për reagimet ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar ato si një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen nga kriza e brendshme institucionale në Kosovë. Reagimi vjen pas një deklarate të Vuçiqit, e cila u interpretua si kërcënuese lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe u trajtua si provokim nga zyrtarë e figura politike. Mirena, megjithatë, e sheh reagimin e VV-së si pjesë të një retorike që, sipas tij, shërben për konsum të brendshëm politik. “E gjetën tash shpura e VV-së një gomarllëk të Vuçiqit që paska thanë ‘p’e ndërrrojmë rrjedhën e Ibrit’, e hygjym m’u marrë me këtë temë. Merrnu, ama ndërkohë Kosova s’ka parlament, s’ka qeveri, s’ka presidencë. Pushtet legal në Kosovë aktualisht kanë vetëm komunat”, ka shkruar Mirena. Sipas tij, retorika nacionaliste mund të përdoret si mjet për shmangien e vëmendjes nga përgjegjësia politike për krizën institucionale. “Po shpresojnë që tuj u marrë me Vuçiqin edhe naj deklaratë të Zelenskyt, diqysh harrohet që vendin e kanë futë në kolaps total institucional”, ka deklaruar Mirena.

Kontrolloni gjithashtu

Britania i bën thirrje politikës kosovare: Kuvendi duhet të konstituohet urgjentisht

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me krizën e vazhdueshme institucionale …