Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Në këtë inaugurim morën pjesë kryeministri Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i NALT, gjeneral brigade Ralf Peter Hammershtain, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Xhonatan Hargraves, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë të MM/FSK si dhe të vendeve partnere ndërkombëtare. Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve të këtë ceremoni, Kryeministri Kurti theksoi se ndjen kënaqësi për shënimin e një momenti të rëndësishëm në rrugën që po e ndjek edhe Kosova drejt një hapësire kibernetike më të sigurt, duke shtuar se inaugurimi i kësaj Qendre paraqet një angazhim, përkushtim dhe arritje domethënëse në këtë drejtim, tha Kurti. Ministri Maqedonci, bëri të ditur se Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike do të ofrojë trajnime me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet në fushën e sigurisë kibernetike, do të përmirësojë aftësitë profesionale dhe të ndihmojë në ngritjen e niveleve të sigurisë kibernetike të institucioneve qeveritare, operatorëve të shërbimeve esenciale dhe ofruesve të shërbimeve digjitale, për të arritur kapacitetet për mbrojtjen e infrastrukturës kritike në vend.  Po ashtu, ministri Maqedonci falënderoi  kryeministrin Kurti, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Ambasadën e SHBA-së, të cilët mundësuan realizimin e këtij projekti me interes të lartë shtetëror. (FSK)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …