Brickos

Kryeministri, Albin Kurti, deklaron se është i vetëdijshëm për rrezikun e sigurisë në Ballkan e në Evropë

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur  i vetëdijshëm për rrezikun e sigurisë në Ballkan e në Evropë, por këtë e dinë më mirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë, është lajm i mirë, pasi po përgatiten për siguri në maksimum. Kurti tha se konfliktet nuk janë nder-etnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jodemokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë në rrezik për sigurinë dhe paqen. Ajo çfarë bëjmë ne është që të  përgatitemi maksimalisht atë çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë Qendër Shtetërore për Siguri Kibernetike për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti në inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …