INFORMIM NDAJ POSTIMIT LIDHUR ME ASFALTIIN E RRUGËS JUNIK-JASIQ-GJOCAJ

Komuna e Junikut reagon ndaj postimit jo dashamirë nga faqja Juniku me autor anonim i cili asfaltimin e rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj e cilëson si favorizues ndaj biznesit apo individëve të caktuar, komuna e Junikut e fuqizon fuqishëm definimin “favor”, pasi që asfaltimi i kësaj rruge është në favor të secilit qytetar që frekuenton këtë rrugë dhe Bjeshkët e Junikut, për më tepër komuna e Junikut asnjëherë nuk ka qenë selektive në projekte kapitale dhe shërbim të qytetarëve dhe në vazhdimësi në politikat zhvillimore lokale ka zhvilluar projekte që ofrojnë infrastrukturë të mirë dhe qasje të lehtë duke asfaltuar rrugë lokale që shpien tek ekonomitë e vogla, fermat bujqësore, restorantet e operator tjerë ekonomik. Projekti i rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj është projekt dy vjeçar i bashkëfinancuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Junikut me punëkryes kompaninë “Joos Krasniqi”. Punimet janë në fazën dinamike dhe po vazhdojnë në drejtim të rrugës së Bjeshkëve të Junikut përmes fshatit Jasiq deri tek ura mbi Gjocaj. Theksojmë që Juniku ka përmbyllur projektin “Asfaltimi i rrugëve lokale” nëpër qytezë duke ju ofruar infrastrukturë rrugore të mirë secilës ekonomi familjare, secilit operator ekonomik e secilit atraksion lokal dhe është në fazën e përgatitjeve ligjore e teknike për fillimin e asfaltimit të rrugës: Parku Moronica-Gjocaj-Jasiq, projekte rrugore këto që fshatrat Gjocaj, Jasiq dhe Bjeshkët e Junikut i bënë të qasshme për secilën lagje dhe secilin qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …