Informohen bizneset, organizatat dhe shoqëria civile për aplikim në thirrjen e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë për aplikim në skemën e grandeve për MSME rundi i dytë

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal të Rahovecit, në organizim të drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, është mbajtur sesioni informues për organizatat dhe shoqëria civile për aplikim në thirrjen e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë për aplikim në skemën e grandeve për MSME rundi i dytë. Artan Asllani, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit ka thënë se komuna dhe AZHB-ja kanë një bashkëpunim të mirë dhe se ky bashkëpunim uroj që të jet edhe më i mirë në të ardhmen dhe se bizneset apo shoqëria civile të  jet përfituese në kuadër të kësaj thirrje, thirrje kjo e cila sigurisht që është e një interesi të veçantë. Qazim Berisha, nga AZHB, u shpreh se jemi këtu që para juve të paraqesim në detaje thirrjen e cila është publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe urojmë që nga komuna e Rahovecit të ketë përfitues nga kjo thirrje.

Kontrolloni gjithashtu

Në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë po vazhdojnë punimet në terrenin sportiv

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë …