Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Paqja e brishtë LVV-LDK

Rregullat e vëna determinueshëm nga mosmarrëveshja parazgjedhore LVV-LDK, pas zgjedhjeve sikur duket po i mbështjellin me mjegullën e paqartësisë!

Gjithçka duket se filloi si lojë me numrat e Albinit. Raporti i njëshit me dyshin kur i dyti përcakton pushtetin e të parit nga ofertë e Vetëvendosjes duket se po rezulton pushtet i Vjosës dhe kjo po sinjalizon fundin e nje klase në LDK!

Por, cili është në fakt vendi i Vjosës në shtëpinë nga ajo vjen? Deri tani ajo duket një jetime në LDK! Në fakt ajo ka më shumë nga sa ne mendojmë, ka mundësinë e artë të përmbysjes së të vjetrës në LDK. Por, a e din këtë vet Vjosa?!

Kjo mundësi ngadalë po bëhet edhe fati i saj, ndoshta edhe tragjik! Kjo tragjike na rrezikon të gjithëve, sepse mund ta plogështoj deri në dështim Qeverinë Kurti.

LDK po kujdeset që peshën e vendimmarrjes ta mbajë në struktura partiake dhe Vjosën ta paraqes si një aktore të përdorshme! Por a do të lejoi kjo të përdoret njëdorshëm si Avdullah Hoti, me çka në fund të ditës ajo do mbetet njëra nga anëtaret e partisë? Me votën plebishitare të LDK-së për të diçka e tillë nuk do duhej të ndodhte.

Heshtja e saj karshi zhvillimeve nga dobësi po bëhet vet armiku po i saj. Ajo duhet të kuptoj se kjo skemë veprimi e njohur tashmë si praktikë zhvlerësimi për këdo që aspiron majat e organizimit do të ketë sukses derisa ajo hesht dhe u bëhet urë pengmarrësve të LDK-së.

Vjosa kështu sikur është një pemë pa rrënjë e ka të pamundur të na jap fruta. Meqë po shkojmë me këtë realitet qeverisja Kurti do duhet të operoi me dy nivele; t‘a mbajë në punë Vjosen me ekipin e saj brenda qeverisë si produkt vote dhe të bashkëqeverisë me trupën drejtuese të LDK-së, tutoren e ekipit Vjosa. Ky detyrim, për Albinin i të bashkëqeverisurit me jashtë organiken qeverisëse e zbehë atë në secilin veprim duke e hedhur në baticë-zbaticat e erërave të politikave ditore!

Rrethana të tilla e kanë bunkerizuar gjithmonë Vetvendosjen në pengun e slloganeve thuase ata shpikën kombin dhe çështjen shqiptare apo janë rojat e portave të idealeve tona!

Ne kemi nevojë që kryeministri në ardhje të kuptoj se tashmë ai gjendet ne terrenin e ashpër të real politikës. Për ta nxjerrë nga kjo gjendje me sa duket po kujdeset edhe faktori ndërkombëtar.

Leximi që faktori ndërkombëtar po ia bënë zhvillimeve te ne duket se po shkon në ndërtimin e besueshmërisë dhe investimit te Vjosa! Ata duket se po provojnë, meqë nuk e ndërrojnë dot Albinin si violinë të parë, ta imponojnë Vjosën si zërin e asaj violine dhe Kambanat po bien! Gjithçka do dukej qartazi kështu po mos të operonin duar e shkathta të presidentit.

Ndoshta halli i madh i ndërkombëtarëve mbetet divorci i Vjosës dhe frymës së re që ajo përfaqëson te LDK-ja me strukturat e kalbura por të veshura me pushtet real meqë kanë uzurpuar vendimarrjen në parti!

Sidoqoftë gjendja në LDK mbetet e rëndë po aq sa ka qenë në procesin e brendshëm zgjedhor dhe thyerja do vijë si pasojnë e atyre raporteve të krijuara! A do jetë fenomeni Vjosë apo ndonjë i paskëtajshëm që do e legjitimoi hudhjen e të vjetrës mbetet të shohim?

Nëse ndërkombëtarët ia kanë mësyer Vjosës gjithë pushteti i autoritetit të presidentit duket të jetë përqëndruar në dështimin e koalicionit në ardhje përmes ndikimit ne kupolën drejtuese të LDK-së.

Vjosa në mungesë karizme e ka të vështirë të guxoi ndërmarrje të mëdha sikur është përmbysja e kupolës kapëse të partisë. E njëjta vlenë edhe për vendime të medha që kanë të bëjnë me dialogun apo reciprocitetin. Sa u përket temave të tilla të nxehta ajo mbetet një fëmijë i frikësuar që do një fole ku të struket.

Përvoja e saj në angazhimin e pasluftës me ndërkombëtarët e bënë atë edhe më të dobët, meqë asaj i veshen goxha punë jo të hijshme për çka koluareve  flitet se ndihmoi anti luftën tonë në procese linçuese për vet çlirimtaren! Ajo ishte një përkthyese e re dhe nuk dimë deri ku penetroi me të bëmat që i veshen! Së fundmi sikur duket në sfondin e vitrinës tashmë demode alla Agim Veliu me kompani edhe vet hijet e LDK-së po kujdesen ta kujtojnë opinionin vajza e kujt është Vjosa dhe për familjen ku ajo nusëron. E para mbërrin diku ish zyrave të mbrojtjes territoriale të Mitrovicës deri sa e dyta duket tashmë më përmbajtësore për të sotmen. Koluaret thonë se familja e nusërimit të saj paska hiq më pak se dy pilotë aktualë në ushtrinë serbe, bile kujdesen edhe për imtësitë sikur ata pilotë kanë mig 21-sha! Kur këtyre koluareve nuk u mungon edhe batanija e Albinit nëpër takimet me BIA-n serbe krijohet imazhi i një ripushtimi të bardhë serb!

Pse gjithë kjo pikërisht tani kur kutitë e votimit po rrotullohen e shtrydhen për të prodhuar gjendje të re para se t‘i hyhet malit të frikshëm të zarfeve nga diaspora?

Gjithçka që do provohet për të deformuar realitetin e sotëm do lërë pasoja mbi të cilat e nesërmja hipotetike do përlindet nëpër inercionin e frustrimeve, ku zhgënjimi i masave do prodhoj mes deformitetesh edhe delirin autokrat!

Peri është i hollë për shpresat që ka varur koha dhe elektorati! Uroj të mos e këpusin LDK-ja me obstruksionet e saj! Ngrirja e njëanshme nga LDK-ja më shumë ka të ngjarë të jetë merak për tu rimartuar me PDK- në me kumbar NISMËN. Ky skenar i ardhur në lojë nga ndonjë derë e pasme edhe mund të prolongoj data e prodhoi ngerçe, por një gjë tashmë dihet: Vetvendosja mbetet realiteti i të paktën një mandati qeverisës! Kujdesi që po tregojnë LDK dhe nën duart e presidentit na thonë se realiteti Vetëvendosje tashmë po ndodhë! Po e theu qafën në këtë realitet LDK-ja atëherë nuk bëhet më fjalë për vetëm një mandat vetëvendosës!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …