Inspektorati dhe “Ekoregjioni”, larguan mbeturinat në dy pjesë të qytetit në Malishevë

Inspektorati komunal i Malishevës, përkatësisht inspektorët e ambientit, në bashkëpunim me njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët për largimin e mbeturinave në dy pjesë të qytetit, përkatësisht përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha dhe afër ndërtesës së drejtorisë së ish NB “Mirusha”. Në këtë të fundit, qytetarë të pakujdesshëm kanë gjuajtur mbeturina në sasi të mëdha, pasi objekti është jashtë funksionit dhe nuk kujdeset askush për të, edhe pse në atë ndërtesë deri para pak viteve kanë zhvilluar aktivitetet disa OJQ dhe subjekte tjera, ndërsa mbeturina janë grumbulluar edhe përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha. Pas këtij aksioni të përbashkët, ku bashkë me njësinë për menaxhimin e mbeturinave, “Ekoregjioni” në Malishevë, kanë marrë pjesë edhe inspektorët e ambientit, ndërsa këto hapësira janë pastruar në tërësi. Me këtë rast, ju bëhet thirrje qytetarëve, që të mos i gjuajnë mbeturinat në hapësira të ndaluara, pasi kompania në vazhdimësi i grumbullon mbeturinat.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …