Kryetari Haliti priti në takim Klubin e Futbollit për femra “Presing” nga Vitia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur në takim Klubin e Futbollit për femra “Presing” nga Vitia i cili illoj garat kampionale në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti përveç që ju ka uruar për fitoren e parë në gara, ka thënë se Komuna e Vitisë do të bëjë përpjekje për mbështetjen e klubeve sportive e në veçanti edhe këtë klub të ri. Ndërkaq trajnerët e këtij klubi Makfire Zuka dhe Granit Halili, bënë me dije se KF “Presing” ka filluar garat me një ekip solid dhe lojtare të mira por kërkuan mbështetjen nga Komuna e Vitisë pasi siç theksuan janë në fazën fillestare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …