leoni

Po vazhdon asfaltimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorë, banorë të fshatit Rastavicë si dhe kompania e kontraktuar për kryerjen e punimeve, kanë inspektuar punimet e realizimit të projektit për asfaltimin e rrugëve brenda fshatit Rastavicë. Punë të përditshme në ç’do cep të territorit të komunës se Deçanit, në ndërtim të rrugëve të reja, shkollave, ujësjellësve, sistemeve të trajtimit të ujërave të zeza, poligoneve sportive e shumë projekteve tjera kapitale, që ndikojnë në rritje të cilësisë së jetesës së çdo qytetari që jeton e vepron në komunën e Deçanit. Nuk ka mu ndal tha kryetari Ramosaj, jemi në vazhdimësi duke krijuar kushte të mira për të gjithë banorët e komunës së Deçanit e sot jemi pikërisht në fshatin Rastavicë ku brenda pak ditëve do të asfaltohen të gjitha rrugët në brendi të këtij fshati që janë mbi 3 kilometër e 500 metra investim i komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës Rrugorë. Të gjitha këto rrugë janë të përfshira në tenderim në LOTIN 2.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …