Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: PROGRAMI I SHKURTUAR I NISMËS SOCIALDEMOKRATE

Për ata që lexojnë e donë që të dinë pse votojnë, po sjelli në tërsi, pjesët e shkeputura nga:

PROGRMI I SHKURTUAR I NISMËS SOCIALDEMOKRATE

I- Fryma e socialdemokracisë

➢ NISMA Socialdemokrate është parti e orientimit të majtë politik, e cila për qytetarët e tanë sjellë frymën e re të socialdemokracisë perëndimore në Kosovë, për të forcuar solidaritetin qytetar për një drejtësi sociale e cila kaq shumë na duhet për ti dhënë hapësirë të re progresit dhe zhvillimit shoqëror e ekonomik në Republikën tonë.

II- Një kontratë e re sociale

➢ NISMA Socialdemokrate e Kosovës punon shumë që të ndërtoj një solidaritet të ri në shoqërinë tanë, solidaritet ri që do të jetë i mishëruar e i nënvizuar në një kontratë të re sociale ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë, sesa që është numri i anëtarëve të Nismës Socialdemokrate.
➢ NISMA Socialdemokrate duhet të ndahet qartazi e pa ekuivokë nga politikat e shurdhëta që nuk kanë sy e veshë që t’i dëgjojnë e ti shikojnë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’kanë guxim e as gojë që t’u flasin njerëzve për problemet e përditshmërisë se tyre haptas e çiltas.
➢ NISMA Socialdemokrate duhet ta kapë ndjenjën e pasionit që i entuziazmon njerëzit për politikë demokratike e progresiste, duke i ndarë ata një herë e mirë nga politika që s’mund të transmetojë tutje energjitë pozitive dhe vlerat e kombit tonë.

III- Thirrje për bashkim me Socialdemokracinë

➢ NISMA Socialdemokrate do të ndihmoj çdo të re e të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që donë të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës Socialdemokrate për ndryshime se nuk do të pendohen. Vetëm socialdemokratet e NISMËS dhe politikat e saja sociale do t’ia japin klasës së mesme shoqërore vendin e saj, si shtyllën e saj kryesore të kombit.
➢ Kërkojmë nga çdo familjeje shqiptare që dëshiron të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.
➢ NISMA Socialdemokrate dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komuniteti shoqëror t’i krijoj hapësirë e mbështetje meritore.
➢ Le të bëhemi bashkë të gjithë ne, që jemi dhe e duam bashkimin Socialdemokrat! Socialdemokracia e socialdemokratët, e afrojnë e garantojnë shtetin e se drejtës dhe shtetin e drejtësisë sociale! Mos të lemë që të na humbas ky rast i artë për NDRYSHIM!

IV- Vizioni e misioni Socialdemokrat për Shtetin

➢ Vizioni dhe misioni ynë – shteti i se drejtës me demokraci, me arsim e ekonomi të zhvilluar, për punë, mirëqenie e progres, për liri, demokraci e sovranitet!​
➢ Fuqia e socialdemokracisë konsiston: Në Nismën Socialdemokrate të Kosovës, në bashkimin tonë demokratik për Kosovën, në njerëzit tanë të ri e inteligjent, në guximin tonë për të ndryshuar!
➢ Në atdheun tonë – Kosovën, askush nuk guxon të ndjehet i tepërt apo i huaj për shkak të gjinisë, etnisë, fesë, krahinës, apo bindjeve politike a ideologjike a aftësive të tyre të kufizuara.
➢ Atdheu ynë sot më shumë se kurrë duhet të jetë i hapur si ndaj burrave ashtu dhe grave, si ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve pakicë.
➢ Kosova sot duhet t’u ofrojë shanse e mundësi të barabarta për punë e jetë të gjithë qytetarëve pa përjashtim dhe pa marrë parasysh edhe aftësitë e tyre të kufizuara.

V- Për një politikë me fytyrë njerëzore

➢ Ne të Nismës Socialdemokrate duam ta ndryshojmë politikën, t’ia bëjmë asaj fytyrën njerëzore, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët. Për një Kosovë që vlerë e ka besën, sinqeritetin e jo mashtrimin e kusarinë mbi paranë publike!
➢ NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike për drejtimin e shtetit ushtrohet përmes debatit demokratik, të kulturuar e të argumentuar, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë e idealet tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, secili nga ne i nxjerrim në pah vlerat e projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë. Për një qeverisje me fytyrë njerëzore!
➢ Ne e kemi themeluar Nismën Socialdemokrate për t’i jetësuar vlerat e parimet tona njerëzore e kombëtare, vlerat e socialdemokracisë evropiane, të cilat i kemi qartësuar mirë e kujdesshëm në programin vizionar të Partisë sonë NISMËS Socialdemokrate.

VI- Gjenerata e Pavarësisë meriton më shumë

➢ Kosovën, shtet të se drejtës u’a kemi borxh fëmijëve tanë. Gjenerata e re meriton shumë më shumë sesa që u kemi afruar gjatë viteve të Lirisë e të Pavarësisë!
➢ Ne Socialdemokratet kërkojmë dhe duam ta shohim qeverisjen kombëtare dhe vendore të ndërtoj shkolla e spitale, të shtrojë rrugë të reja drejt fshatrave dhe qyteteve.
➢ Ne duam t’i shohim qytetarët pa dallim etnie që të bëhen aktor aktive të debatit demokratik, të behën ura të integrimit e bashkëpunimit shoqëror dhe të behën pika referimi të politikëbërëstë tanë.
➢ Ne dëshirojmë që t’i shohim qytetarët të kenë shumë integritet e dinjitet, të marrin përgjegjësi aktive në zhvillimin e demokracisë dhe në shtet-ndërtim.
➢ NISMA Socialdemokrate dëshiron që ta kthen politikën në duart e qytetarëve për ta vërë në qendër njeriun e lirë dhe nevojën e tij për më shumë liri, të drejta e mundësi të barabarta.
➢ Ne duam një Kuvend që i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, që janë ligjbërës të përgjegjshëm dhe kontrollues të kujdesshëm të shpenzuesve të parasë publike nga institucionet e shtetit.

VII- Për shtetin që kultivon dashuri njerëzore në qeverisje

➢ Politika e socialdemokrate është dashuri për fëmijët e njerëzit tanë në përgjithësi pa dallime etnike fetare dhe gjinie.
➢ Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet.
➢ Puna do të jetë epiqendra e politikës dhe e shoqërisë në Kosovën e Drejtësisë Sociale, e dashurisë për secilin njeri, e veçanërisht për ato kategori sociale që presin më shumë dashuri e përkujdesje shtetërore!.

VIII- Për vlera kombëtare e veropiane

➢ Shqiptarët e dy shteteve të pavarura, të Shqipërisë e të Kosovës dhe aty ku janë shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët kombëtar në të gjitha fushat e jetës.
➢ Evropa është vizioni ynë, por para kësaj, vizioni ynë duhet të jetë për Kosovën e lirë, sovrane e demokratike. Aty ku jetësohen vlerat evropiane.
➢ Vizioni ynë është për një ekonomi, tregti, arsim, kulturë, shëndetësi e turizëm pa kufi në gjithë hapësirën tonë kombëtare

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …