Avokati i Popullit

Institucioni i Avokatit të Popullit në përkrahje të viktimave të dhunës në familje

Në prag të vitit të ri,  zëvendësit e Avokatit të Popullit, znj. Edona Hajrullahu dhe z. Mehdi Geci,  vizituan Qendrën për Mbrojtjen  e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) cila është strehimore për strehimin  e viktimave të dhunës në familje, me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e IAP, u  interesuan për punën dhe gjendjen e  QMGF-së, duke iu përkujtuar gatishmërinë e IAP-së për përkrahje të QMGF-së, cila strehon një kategoritë rëndë të viktimave të dhunës në familje. Në këtë drejtim është theksuar se IAP-i,  është duke i bërë hetimet gjithëpërfshirëse ndërlidhur me problemin e dhunës në familje dhe se do të del menjë raport me rekomandime për institucionet përkatëse të cilët janë përgjegjës për përmirësimin e kushteve në këto qendra të strehimit si dhe nevojën e vetëdijesimit të shoqërisë për parandalimin e dhunës në familje.

Gjatë  kësaj  vizite, Drejtoresha e QMGF -së, znj. Zana Hamiti, informoi zëvendësit e  Avokatit të Popullit, për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky qendër. Sipas drejtoreshës së QMGF-së, problemi  kryesor është  financimi i shërbimeve të qendrës, cila shpreson se pas licencimit nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) financimi i shërbimeve të  QMGF-së do të përmirësohet, dhe  të ketë financim buxhetor, për të cilën nëpërmjet Rrjetit të Grave është bërë kërkesa buxhetor në institucionet përkatëse për vitin 2019.   Ajo theksoi se deri më tani burimet  kryesore të financimit janë disa institucionet ndërkombëtare që përkrahin projektet  e QMGF-së si dhe iniciativat humanitare të individëve.

Duke folur për  shërbimet e Qendrës Znj. Hamiti, tregoi se nga dhjetori të viti 1999 në këtë qendër janë strehuar afër 1500 viktima të dhunës, ndërsa për momentin kapaciteti i strehimores me karakter të tipit  mbyllur është për 19 viktima.   QMGF-ja ofron shërbime jo vetëm  për viktimat nga Prishtina,  por edhe nga komunat që  i takojnë  regjionit të  Prishtinës,  por në rast nevoje edhe nga komunat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit, Donald Trump, …