Instituti gjerman “Robert Koch”, i certifikon testimet për COVID-19 të IKSHP-së, të cilat do të njihen edhe në Gjermani

Instituti gjerman “Robert Koch”, i certifikon testimet për COVID-19 të IKSHP-së, të cilat do të njihen edhe në Gjermani

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, kanë pritur dje një delegacion të Institutit gjerman “Robert Koch”, me të cilin kanë biseduar për situatën epidemiologjike me pandeminë COVID – 19. Në takim u diskutua për një sërë temash, si trajnimi i stafit mjekësor për trajtim emergjent të pacientëve, vlerësimi i punës së profesionistëve shëndetësorë në trajtimin dhe menaxhimin e pacientëve, këshillëdhënien në fushën e komunikimit me publikun në pandemi, si dhe në mbështetjen me ekspertizë profesionale të IKSHPK-së, validimi i testeve molekulare, në funksion të përballjes me situatën e krijuar nga COVID-19. Gjatë takimit u bë e ditur se Instituti gjerman “Robert Koch”, ka certifikuar testimet për COVID-19 të IKSHP-së, të cilat do të njihen dhe pranohen edhe nga shteti gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale

Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e mbajtur në Strugë konstatuan se …