Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime në disa komuna nga reshjet që fillojnë sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime në disa komuna nga reshjet që fillojnë sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se shkaku i reshjeve të shiut që do të fillojnë nga nga sot, mund të ketë sërish vërshime në disa zona të vendit. IHMK i përmend edhe komunat ku mund të ketë vërshime të shpejta. “Reshjet të cilat pritet të fillojnë nga datë 23/01/2021, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës (Brezin malorë të Alpeve Shqiptare), do të shtrihen gradualisht kah lindja, fillimisht me intensitet mesatarë deri të lartë, duke përfshirë disa pjesë të komunave si: Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Burim, Klinë, Malishevë, Rahovec, Therandë, Mamushë, Prizren, Dragash etj, të cilat mund të shkaktojnë vërshime të shpejta. Ky është njoftimi formal për këtë ngjarje dhe se kjo nuk do të thotë se do të ndodhë përmbytja e shpejtë, por ajo është e mundur”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …