Instituti, Konrad Adenauer Shtiftung nuk e përjashton mundësinë për një koalicion qeverisës kundër Kurtit nga tri partitë opozitare

Instituti gjerman “Konrad Adenauer Shtiftung” ka publikuar një analizë lidhur me  rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për opsionet rreth krijimit të Qeverisë së re. Instituti  shkruan se zgjedhjet s’kanë prodhuar një fitues të qartë dhe se formimi i Qeverisë së re do të jetë një çështje e komplikuar. Ndonëse janë zgjedhjet e para që mbahen në afat të rregullt kohor, rezul tati i tyre pa një fitues të qartë, sipas KAS, mund të çojë në një tjetër fazë të jostabilitetit politik me zgjedhje të parakohshm.  Kurtit pavarësisht rezultatit të marrë, do t’i duhet një parti për koalicion për të krijuar qeverinë e re. Edhe pse Vetëvendosje ishte partia më e fortë, me të gjitha gjasat do t’i duhet një partner për të formuar një qeveri”, thuhet në këtë analizë të KAS. Ky Institut  ndërkohë s’ka përjashtuar edhe mundësinë që një koalicion qeverisë kundër Kurtit nga tri partitë opozitare. “Të dyja opsionet do të përballeshin me sfida politike, pasi zgjedhjet vendore që do të mbahen në vjeshtë dhe zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars 2026 janë pika e thyerjes politike për një qeveri të ardhshme, thuhet në analizë.

Kontrolloni gjithashtu

Nazim Rahimi: Situata me pandeminë Covid-19 ka ndikuar në planifikimin e të hyrave në ARKEP

Kosova ende pa projektbuxhetin për vitin 2027, hendeku me Shqipërinë zgjerohet

Ndërsa Shqipëria planifikon buxhet prej 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, Kosova ende nuk ka …