Brickos

Intervistë me Ahmet Zejnullahun, ushtrues detyre i krye-shefit të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës

RKL: : Prerja e pyjeve llogaritet të jetë një ndër problemet kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR) dhe Agjencisë Pyjore të Kosovës, (APK). Cilat jane veprimet konkrete të APK-së per parandalimin e prerjeve ilegale që bazuar në statistika kalon mbi 60% ?

 

Ahmet Zejnullahu: Me planin e Ahtisarit parashihet, kalimi i kompetencave apo delegimi i kompetencave në mbrojtjen e pyjeve kompetencë kjo e deleguar nëpër nivele komunale.

Kështu që një prej detyrave dhe obligimeve të komunave tani për tani është çështja e mbrojtjes së pyjeve për çka edhe stafi civil që ka qenë i paraparë, ka kaluar nëpër komuna, prandaj kompetencat e Agjencisë së  Pyjeve të Kosovës në parandalimin e prerjeve ilegale janë më të kufizuara.

RKL: Numri i fletëparaqitjeve të cilat janë lëshuar gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2010,  janë 3 mijë e 848 fletëparaqitje, prej të cilave, 2 mijë e 260 janë për kundërvajtje, ndërsa për vepër penale janë 1 mijë e 588”. Sa janë efikase gjykatat në proces të këtyre fletëparaqitjeve?

Ahmet Zejnullahu: Po! Numri i fletëparaqitjeve gjatë periudhës janar- qershor 2010 është 3848 fletëparaqitje. Vëllimi i masës drunore është 21.579 metra kub. Nga ky numër kemi fletëparaqitje të cilat janë proceduar si vepra penale dhe për kundërvajtje. Vlera e dëmit është shumë e madhe për arsye se dëmi nuk vlerësohet vetëm si real por edhe me ndëshkime, kështu që është një dëm, që kap një vlerë mbi një milion euro.

Vetë fakti që është grumbulluar ky numër kaq i madh  i fletë paraqitjeve jep me kuptuar që gjykatat nuk funksionojnë ashtu siç duhet sepse nga gjitha këto lëndë të paraqitura deri më tani as edhe një e vetme nuk është proceduar.

RKL: Thuhet se Pyjet me se shumti dëmtohen në komunën e Deçanit, Kaçanikut, Prishtinës dhe Podujevës. Cilat sipas jush janë shkaqet që në këto komuna më lehtë veprojnë keqpërdoruesit?

 

Ahmet Zejnullahu: Është e vërtetë që disa komuna me kohë kanë ndërmarrë masa, mirëpo vlen të theksohet që në komunën e Prizrenit, dhe disa komuna tjera, mbrojtja ka qenë në nivel fal edhe vetëdijesimit të popullatës të asaj ane, mirëpo mund të ndodh që edhe çështja ekonomike ka qenë pak më e volitshme se në disa pjesë të tjera. Sa i përket komunës së Deçanit aty dëmet kanë qenë të mëdha, përkundër vendosjes së punkteve të policisë me qëllim të mbrojtjes apo ruajtjes nga prerësit ilegal.

Mirëpo duke pas parasysh që në komunat e Deçanit, Pejës, Burimit rriten dru kualitativ, kështu që edhe interesimi i keqbërësve për përfitime të mëdha  materiale ka ndikuar që atje të kemi dëme më të mëdha krahasuar me komunat tjera.

Dëme të konsiderueshme kemi pasur edhe në komunën e Podujevës, mirëpo si duket kohën e fundit është një angazhim më i madh i nivelit komunal në mbrojtjen e tyre, kështu që kemi konfiskime më të mëdha edhe pritet që gjendja të përmirësohet aq më tepër pas kalimit të kompetencave në nivele komunale.


RKL: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencia Pyjore e Kosovës muajin e kaluar ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me të gjitha komunat e Kosovës, për delegimin e kompetencave në menaxhimin e pyjeve
.

 

Ahmet Zejnullahu: Po! Komunat kanë qenë të liruara prej obligimeve dhe përgjegjësive sa i përket prerjeve ilegale dhe mbrojtjeve të pyjeve. Mirëpo me kalimin e këtyre kompetencave tani komunat janë ato që janë dhe kanë obligime, po të njëjtën kohë janë edhe përgjegjëse për atë çka ndodh në komunat e tyre, kështu që me delegimin e kompetencave nivele komunale ne kemi bart edhe gjithë stafin i cili ka qenë në shërbim të mbrojtjes së pyjeve.

Numri përgjithshëm i stafit tonë 266 punëtorë me mjete buxhetore tashmë kanë kaluar në nivele komunale d.m.th gjithë rojet e pyjeve, përgjegjësit e njësive dhe stafi teknik bashkë me asetet përfshirë këtu automjetet, mjetet tjera materiale që kanë qenë të përqendruar nëpër komuna ato tash kanë kaluar në kompetencë të niveleve komunale, kështu që së bashku me pjesën buxhetore e cila ka shumën prej 445 mijë eurove ka kaluar në nivele komunale.

Vlen të theksohet se me decentralizim dhe formimin e komunave të reja  pritet që në të ardhmen, Juniku, Fushë Kosova, Shtërpca, Obiliqi, Mamusha, Hani i Elezit, Graçanica, nga viti i ardhshëm të kenë staf të vetin dhe kështu në tërësi ta përmbyllim shpërndarjen apo plotësimin e stafit nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

RKL: Pyllëzimi i sipërfaqeve të reja sigurisht se është një nga prioritetet e APK-së. Sa sipërfaqe mendoni të pyllëzoni gjatë periudhës së ardhshme?

 

Ahmet Zejnullahu: Pyllëzimi është ka qenë edhe mbetet një herë për një herë kompetencë e nivelit qendror d.m.th kompetencë e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

Ne edhe këtë vit kemi parapa pyllëzimin e sipërfaqeve të reja, në pranverë kemi pas pyllëzime,mirëpo tani jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për pyllëzimin e sipërfaqeve në territorin e Kosovës kështu që kemi të planifikuar edhe mendoj se do ti realizojmë sipërfaqet prej 240 hektarëve që duhet të pyllëzohen në këtë sezon d.m.th sezonin e vjeshtës.

RKL: Faleminderit për kohën që ndatë! Suksese  stafit të APK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …