Intervistë speciale e gazetarit sicilian, Orazio Vasta dhënë Radios-Kosova e lirë

Disa të dhëna jetëshkruese për gazetarin dhe shkrimtarin e njohur sicilian, Orazio Vasta

Oracio Vasta ka lindur në Katania në vitit 1959 në një familje proletare. Qysh nga rinia në “Lidhjen studentore” ishte një gazetar i ri që merrej me temat marksiste të vitit 1968. Në vitet në vazhdim, gjatë shkollimit të lartë, bëhet aktivist i celulës së “Federatës së të Rinjve komunistë italianë” një organizatë e të Rinjve të Italisë, që merrej suksesivisht me çështje të ndryshme politike. Gjatë kohës së rinisë së tij militane studentore, gjithnjë rreshtohej kundër të rinjëve të së djathtës. Në vazhdim, në vitin 1977, largohet nga “Federata..” duke iu bashkuar së majtës jashtëparlamentare, duke kontaktuar me frymën indipendentiste të Sardenjës. Kontaktet e Vastës në atë kohë me literaturën e historisë së Rilindjes italiane, bëhen duke krahasuar eksistencën e një historie të vërtetë dhe të veçantë të lënë jashtë dhe të përmbysur nga e majta italiane. Në fund të vitit 1978, kontakton me poetin Turi Lima, i cili në Katania kishte themeluar radiostacionin” Antena Trinakria” një radio me koncept të angazhimit për luftën paqësore me mjete demokratike për Pavarësinë e Sicilisë. 
Në fillim të vitit 1980, Vasta zgjedhet sekretar i “Lidhjes së të rinjve indipentendistë’ në Katania, një Lëvizje e të rinjve e “Frontit Kombëtar Sicilan- Silicia e Pavarur. Duke qenë pjesë e stafit redaktues të “Antena Trinikatrias” për disa vjet ka udhëhequr programin javor “ Pa ndërprerje” një emision informativ, përgjithësisht i drejtuar kundër impenjimit të mafias. Për shkak të këtij koncepti dy herë sulmohet fizikisht dhe detyrohet të kërkojë shërim në spital. 
Në vitin 1985, botoi veprën “Cila është Sicilia per Sicilianët?” një libër për historinë e Sicilisë. Në vitin 1990 botoi veprën: “Marksi në Jug”, ku pasqyroi dy rrëfime të vërteta siciliane të shkruara për teatër. Në vitin 1991, botoi veprën “Qyteti Kontesha”, një libër kronikë lidhur me praninë e mafias në Katania. Në vitin 1995, ishte bashkautor në botimin e veprës “Kryengritja e Kujtesës Historike”, një vëllim mbi kryengritjet e viteve 1944-1945, kundër luftës së armatosur. Dy vite më vonë botoi veprën “Mafia dhe Mafioziteti” një vepër monumentale e denoncimit, përmbledhje e 20 artikujve të Vastës të botuar në të përjavshmen, “Il Paese”, artikuj që na bëjnë me dije se Vasta ka qenë i kërcënuar nga Mafia. Gazetari dhe shkrimtari sicilian, Orazio Vasta prej vitit 1980 e deri tani ka shkruar dhe shkruan për gazetën “Il GIORNALE DI SICILIA, ( Gazeta e Sicilisë). 
Ai bashkëpunon me emra të njohur të gazetarisë siciliane, italiane etj. Qe tri vjet është kryetar i Shoqatës kulturore, pa përfitim, “Etno Kultura e Mesdheut”. Kah fundi i vitit 2007 ka themeluar portalin “A RARIKA”. Ka në plan të publikojë një roman që do të jetë një pasqyrë e historisë së Sicilisë, e lidhur me historinë e një dashurie të madhe…, në të cilën flitet dhe për arritjen e Pavarësisë së Kosovës.

RKL: Z. Vasta, tani jeni gazetar i mirënjohur edhe për publikun tonë, mbi të gjitha për mbështetjen që i keni bërë pavarësisë së Kosovës, por edhe për artikujt e shumtë që keni botuar në “A RARIKA” për vendin tonë. Kur keni dëgjuar për herë të parë për Kosovën dhe çka të të thotë Kosova për Ju?

Vasta: Për Kosovën kam dëgjuar në vitet 70 me rastin e një takimi të studentëve komunistë të Evropës. Ishin të pranishëm disa djem nga Rinia Komuniste jugosllave, serbë, sllovenë e të tjerë, të cilët thoshin se kosovarët janë banditë fashistë. Më kujtohet kur një e re nga Milano ua ktheu komunistëve të Titos se nuk mund të flitej ashtu për një popull të tërë. Të rinjtë me yllin e kuq nuk i pranonin shqiptarët e Kosovës si një popull.
Disa vjet më vonë duke përgatitur shkrimet e mia për radion “Antena Trinakria” duke folur për popujt e shtypur të Evropës, i kujtuam edhe njëherë paragjykimet e të rinjëve komunistë jugosllavë dhe vendosa të njihem me historinë e popullit të Kosovës, duke zbuluar të vërtetën e fshehur dhe duke e prezantuar atë në radion, të cilën e drejtonte Turi Lima. Qysh atëherë vazhdimisht i kam përcjellë me interesim shqetësimet e vëllezërve nga Kosova, duke qenë shpeshherë edhe i akuzuar nga parti të ndryshme politike. E mbështes pavarësinë e popullit të Kosovës, duke u shndërruar në impenjimin tim qytetar dhe human për liri dhe demokraci. Mendoj se çdo popull ka të drejtën e Vetëvendosjes, pa asnjë hezitim.

RKL: Sicilia është e njohur edhe si “vend i mafias”, ku është prejardhja e këtij fenomeni, cila është e vërteta? 

Vasta: Mafia është një kancer që ia zë frymën Atdheut tim. Mafia e Sicilisë ka kriminalizuar pesë milionë sicilianë. Po Sicilia është viktima e parë e Mafias… edhe fizikisht viktimat e dhunës së armatës mafioze janë sicilianë. Vetë të masakruarit e “Cosa Nostres” Gjovani Falkone e Paolo Borsalino kanë qenë bij të Sicilisë, kanë qenë pjellë e kësaj toke dhe nuk ishin bij të Italisë së veriut.
Dhe si lindi Mafia?
Në vjetarët e Sicilisë së Mbretësisë së Italisë ( 1860-61) ”Cosa Nostra” nuk eksistonte. Do të jetë në Ishull në paralelën 38 të “shoqërisë”, që do të veprojë për konton e themeluesve, por jo saktësisht për t’i kujtuar si të tillë, sikur do të jenë më vonë mafiozët. 
Në kohën e procesit të italianizimit të Sicilisë, është formuar embrioni i mafias, si paramilitarë të nënshtruar, që do të jenë të dobishëm për ta mundësuar politikën, si formë të kontrollit shoqëror në konfrontimin me masat e fshatarësisë. Për të parën herë në historinë e Sicilisë, asokohe, ata kanë qenë të shtrënguar të dalin në emigrim, në diasporë, tutje Oqeanit të Atlantikut, në SHBA. Në këtë periudhë realizohen dy rrethana të rëndësishme:
1. Bandat paramilitare mafiose konsumohen mes tyre dhe rifillojnë të tregohen edhe një herë si të tillë, që duan ta kenë një shtet brenda shtetit.
2- Shumë emigrantë sicilianë në Shtetet e Bshkuara të Amerikës u riorganzuan në shoqata të pandershme dhe mafioze. Tashmë Mafia kishte pjellë. Musolini dhe kreu i gjerarkëve të Sicilisë ishin vetë kreu i klanit mafioz… Fashizmi u turr kundër mafias fshatare. Në fund kanë qenë disa vende të Palermos në shtetin e rrethuar me luftë e shkatërrime, kanë qenë mafiozët e moçëm të zingjirit, por mafia e shtetit në shtet nuk ishte djegur… Dhe kur angloamerikanët zbarkuan në Sicili, (viti 1943) familjet mafioze priten me gëzim “çlirimtarët” e rinj, nga të cilët kreu i mafias e mori në administrim Ishullin.
Kusuri kishte ardhur nga pozita e fortë mes mafias “amerikane” dhe asaj siciliane, dhe shumë mafiozë, duke qenë shtetas të SHBA-ve, kthehen në Sicili me devizë si të paprekshëm…. Mafia ishte dhe mbeti armiku numër një i POPULLIT SICILIAN, sepse jo vetëm që masakroi dhe helmoi fëmijët tanë me drogë, por ka qenë dhe është një instument “i dobishëm” për ta mbajtur Tokën antike të Trinakrias përjetësisht si shtet në rrethana të jashtëzakonshme.
Mafia nuk do të dobësohet kurrë në Sicili, derisa mbahet i fortë sistemi neokolonialist i cili, në fakt është ushqim për mafian dhe mafiozët.




RKL: Çka ka të përbashkët Kosova dhe Sicilia

Elementi i parë i përbashkët për Kosovën dhe Sicilinë është fakti për të rikthyer dy shtrirje territoriale, sikur është shtrirja e Serbisë për Beogradin dhe ajo e Italisë për Romën. Ishulli im është “i ndarë” gjeografikisht dhe historikisht është një “çështje” tjetër nga ajo, që quhet, Itali. Kur Sicilia kishte Kuvendin e parë në Evropë, në Palermo, Italia ishte vetëm një shprehje gjeografike… Për Kosovën më sillen në mend fjalët e dy të rinjve jugosllavë me flamur të kuq, më kujtohet spastrimi etnik i ndërmarrë nga Beogradi me qëllim për t i fshirë kosovarët nga harta gjeografike. Lekcioni që ka dhënë populli juaj trim i Kosovës na mëson që spastrimet etnike janë ndërmarrë me qëllim për të eleminuar ekzistencën kulturor dhe njerëzore të një populli.
E çka mund të ishte tjetër, nëse nuk ishte pikërisht manipulimi përmes spastrimit etnik dhe fshirja “shkencore” nga shteti italian i kulturës dhe historisë së Sicilianëve, duke i bërë mish për hell për mafian, për t’ i identifikuar pastaj me binomin racist, “Mafia –Sicilia”.Vëllezër të dashur më besoni që ka shumë gjëra të përbashkëta Kosova me Sicilinë, është edhe ajo që ne duhet ta bashkojmë Sicilinë me Piemont.

RKL: Nga eksperianca Juaj në gazetari, keni ndonjë porosi për gazetarët tanë?

Vasta: “Çka mund të them për gazetarët e kësaj Radioje e cila në të gjitha aspektet më përkujton të famshmen “ANTENA TRNACRIA” të Turi Limes. Një kohë të gjatë keni vuajtur nëpër burgje nga serbët. Dikush nga ju edhe është vrarë në kohën e luftës çlirimtare të UÇK-së… Ju jeni simbol që kurrë nuk e keni dorëzuar flamurin e atdheut Tuaj. Mesazhi im per ju në radio dhe për të gjithë kosovarët është që mbeteni ADHURUES TË SË VËRTETËS, ashtu sikur jeni. Edhe e vërteta më e dhembshme duhet thënë dhe duhet shkruar. Një gazetar është i tillë vetëm atëherë kur shkrimin nuk e censuron dhe nuk bën autocensurë. Edhe një gjë tjetër. Gazetari gjithmonë duhet ta thotë të vërtetën, e cila shpeshherë kushton. Në Sicili shumë gazetarë janë vrarë nga Mafia, mes tjerësh edhe gazetari i mirënjohur PIPPO FAVA. Disa të tjerë janë kërcënuar dhe ende kërcënohen, disa ruhen të shoqëruar nga policia, por nuk mund ta tradhtojmë vetveten.

RKL: -Ju faleminderit me dëshirë që ta vizitoni Kosovën, për të cilën aq shumë keni bërë, si sicilian dhe si gazetar.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …