Brickos

Invalidët e luftës protestojnë para Qeverisë

Invalidët e luftës protestojnë para Qeverisë

Disa invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot për pak minuta para Qeverisë së Kosovës. Ata janë ankuar se po u shkelen të drejtat e tyre nga ana e Qeverisë duke mos ua paguar pagat që u takojnë. Valentina Haliti, invalide e luftës e cila në luftë kishte ardhur nga Shqipëria por sot nuk gëzon pensionin e saj që i takon me ligj. Ish-luftëtarja e UÇK-së që tash është e martuar në Skënderaj tha se shumica e invalidëve jetojnë në kushte të tmerrshme ndërsa plot njerëz në Kosovë gëzojnë miliona. “Qëllimi jonë është të arrijmë të drejtat tona elementare që në janë mohuar nga shteti sepse ne kemi statusin por nuk e gëzojmë të drejtën e pensionit Ne po kërkojmë që të merret parasysh cdo pikë gjaku e invalidit sepse ne nuk jemi rastësisht këtu ne jemi të gjithë me probleme shumë të rënda shëndetësore dhe statusin e kemi që në 2015 certifikatën e mbajmë në shtëpi kurse beneficionet tona nuk i gëzojmë as pensionet nuk i marrim Ne na kanë lënë as veteran as invalid sepse asnjë lloj pagese nuk kemi nga shteti”, tha Haliti. Edhe  Xhevdet Jashari, që është plagosur në luftë  ka treguar se nuk gëzon as pension por as nuk është i punësuar. “Jam momentalisht pa asnjë pagesë , kam statusin e veteranit pastaj jam i plagosur dhe kam statusin e invalidit të luftës , momentalisht jam student i fakultetit juridik në vitin e katërt dhe jo vetëm që nuk jepet pagesa mirëpo edhe në institucione tjera nuk jepet një e drejtë të Shoqata e Invalidëve të Luftës  që të jepet një përparësi për punësim apo për shkollim” , tha Jashari. Protestës së ftuar nga disa invalidë të UCK-së iu ka përgjigjur edhe Fejzë Hoxha. Ai tha se ka humbur njërën veshkë në luftë por që deri më tani nuk merr pagë si invalid. “Si pasojë e luftës në vitin 1998  e kam humbur veshkën e djathtë , me 2 dhjetor 2010 kam aplikuar në Departament, drejtori Bajram Pajaziti ka qenë aty kur mu ka drejtuar ‘urime pensionin se meriton’ mirëpo kurrë nuk e kam marr atë pension”, tha Hoxha. Nuk është hera e parë që në Kosovë protestojnë veteranët dhe invalidët e luftës. Qeveria e Kosoëvs ka sqaruar se invalidët e luftës nuk mund të marrin paga përderisa nuk formohet komisioni mjekësor që përcakton invaliditetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …