Investimet e institucioneve po rrisin cilësinë e prodhimeve bujqësore

Investimet e institucioneve po rrisin cilësinë e prodhimeve bujqësore

Investimet e institucioneve në agrobizneset vendore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese. Krahas kësaj, investimet po orientohen edhe në instalimin e teknologjisë moderne në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Kështu u tha sot në manifestimin tradicional “Dita e patates”, i cili u mbajt në fshatin Pestovë të komunës së Vushtrrisë, ku morën pjesën Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, Sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si dhe fermer të këtij rajoni. Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se do të rritet mbështetja për agrobizneset vendore, si përmes granteve dhe subvencioneve e po ashtu edhe do të krijohen lehtësira në politikat fiskale, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore.   “Qeveria e Kosovës i ka të qarta obligimet e saj, që të sigurojë mbështetje të plotë për bizneset vendore. T’i përkrah ato, jo vetëm me subvencione, por edhe me lehtësirat e kërkuara fiskale dhe me masa të tjera, që prodhimet kosovare të mund të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare”, tha kryetari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …