Irani ka dënuar ashpër spekulimet e shteteve perëndimore se një raketë ka rrëzuar aeroplanin ukrainas

Irani ka dënuar ashpër spekulimet e shteteve perëndimore se një raketë ka rrëzuar aeroplanin ukrainas

Irani ka dënuar ashpër spekulimet e shteteve perëndimore se gjoja një raketë ka rrëzuar aeroplanin ukrainas, afër Teheranit,  duke lënë të vdekur 176 persona në bord. “Një gjë është e sigurt, ky aeroplan nuk është rrëzuar nga raketa”, ka thënë shefi i aviacionit civil në Iran, Ali Abed-zade, pasi liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Kanadasë kanë thënë se të dhënat çojnë në dyshimin se një gabim katastrofik nga sistemi iranian i mbrojtjes ka rrëzuar aeroplanin. Sqarimet e tij  kanë ardhur disa orë pasi Irani u ka dhënë qasje hetuesve ukrainas në zonën ku është rrëzuar aeroplani i Ukrainës dhe ka ftuar kompaninë Boeing bashkë me agjencinë amerikane për hetimin e aksidenteve që të ndihmojnë në hetime. Në mesin e viktimave kanë qenë 82 iranianë 63 kanadezë, dhjetë suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre britanikë dhe 11 ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …