Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Isa Mustafa e konfirmon se kandidati i LDK-së për kryeministër të vendit do të jetë Avdullah Hoti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka konfirmuar se kandidati i LDK-së për kryeministër do të jetë Avdullah Hoti. “Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin dhe ka pasur edhe emra të tjerë që janë përmendur. Me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër në qeverinë që ne së bashku me partitë e tjera partnere do t’ia propozojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …