leoni

Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Pas raportimeve zyrtare se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë që ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se u takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së  të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim. “Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, ka thënë Mustafa për “lajmi.net”. Mustafa ka thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë. “Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë”, ka thënë Mustafa. Kujtojmë se gjatë vitit 2004 kur kreu ish-gjenerali i UÇK-së Ramush Haradinaj, po mbahej në paraburgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte, ish-presidenti i atëhershëm nga radhët e LDK-së, Ibrahim Rugova, kishte garantuar për lirimin e tij me kusht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …