Brickos

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa, ka kritikuar të gjitha partitë politike për qasjen ndaj tij gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar të gjitha partitë politike për qasjen ndaj tij gjatë kohës sa ka qenë kryeministër i vendit. Ai i  ka numëruar të gjitha etiketimet që i janë bërë atij dhe LDK-së gjatë periudhës qeverisëse. Sot të gjithë ata që deri dje e kanë akuzuar atë dhe LDK-në pranojnë të bashkëpunojnë me këtë parti. “Nuk ua kam shtruar asnjëherë pyetjen, as VV as AAK-së, as Nismës, as PSD-së, as PDK-së, e as disa mediumeve pse më akuzonin aq rëndë. Sepse vet fakti se ata pranojnë të bashkëpunojnë me mua dhe me LDK-në, flet se nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë argument. Nuk ka parti që nuk më ka sulmuar dhe nuk më ka etiketuar. Sidomos në kohën sa isha kryeministër i Kosovës. Përfaqësues të subjekteve opozitare dhe të ashtuquajtur opinionist të pavarur sot po brengosen pse ata që më akuzonin dhe etiketonin nuk po vazhdojnë edhe më tutje, të më sulmojnë por po kërkojnë bashkëpunim, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …