Është ndarë nga jeta, në moshën 55-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta, në moshën 55-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani

Është ndarë nga jeta, në moshën 55-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani. Shkaku i vdekjes së parakohshme të artistit ishte një atak kardiak në një spital të Romës. Ai vuante ndërkohë nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që ndodhej në Itali për të xhiruar një film të ri, një projekt që nuk arriti ta përmbyllte. Një humbje jo vetëm për bashkëshorten, aktoren e njohur Luiza Xhuvani dhe për familjarët e tij, por edhe për artin shqiptar. Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike. Nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …