Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka konsideruar si jo ligjërisht të obligueshme Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Kjo sepse sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ditë më parë deklaroi se kjo marrëveshje nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend. Deklarata e Kryeziut ka ngjallur reagime të shumta. Me këtë rast ka reaguar edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai thotë se kjo marrëveshje do të zbatohet pavarësisht se çka deklaron një zëdhënës i cili flet në emër të Kurtit. Mustafa theksoi se nuk njeh ndonjë kryeministër i cili i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …