leoni

Isak Guta

Isak Guta: Kronikë kushtuar përmbylljës në Ferizaj

KRONIKË KUSHTUAR PËRMBYLLJËS NË FERIZAJ

Shqyrtimi i librit i prezantuar në përmbylljën promovuese nga ish kryetari i Klubit letrar „DE RADA“ Faruk Buzhala:

 

Misioni qenesor i vepres “Vrasja e Vepres”

Shqyrtimin tim rreth ketij libri te Isak Gutes do ta hapja me pyetjen: A mund te vritet vepra?

Dhe pergjigjja ime ne kete pyetje eshte kjo:

Vepra pervec se ngulfatet dhe hudhet ne harrese, ajo edhe vritet. Dhe kush e vret vepren, mund te pyesni?

Kete me se miri do ta kuptoni gjate kohes sa e lexoni librin e ri te Isak Gutes “ Vrasja e vepres”.

Baca Isak eshte njeri nga te paktet biografe ne Kosove qe per 48 vite shkoi pas gjurmeve jetesore dhe artistike te aktorit te madh shqiptar Aleksander Moisiut te cilin ky e quan legjendar. Kete mission te cilin ia dha vetes per ta lartesuar dhe nxjerre nga pluhuri i harreses Aleksander Moisiun mund ta dijne dhe ta kuptojne me se miri vetem biografet. Kam lexuar diku se biografet te shumten e herave i marrin vetite dhe tiparet e personaliteteve te cilet i hulumtojne dhe i studjojne. Keta (biografet) aq shume thellohen ne karakteristikat e figurave te cilat i gjurmojne saqe ka raste kur “autori identifikohet me figuren”. Kete nuk po e them per Isakun i cili me se miri nga ne e din se cfare do te thote te ndjekesh gjurmet e nje personaliteti dhe figure sic

ishte Aleksander Moisiu. Ne kete liber hasim edhe ne nje fakt interesant te cilin naj e jep autori i cili na rrefen se si u semur ne pervjetorin e 87 te vdekjes se Aleksander Moisiut. Dhe kete ngjarje e krahason si identike te autorit me figuren. Eshte per tu çuditur pra kur te kihet parasysh koha prej 48 viteve qe i beri autori ne misionin qe ia kishte parashtruar vetes ne lartesimin e figures se Aleksander Moisiut.

Nje mision i gjate me plot sakrifica, mundime dhe shqetesime por nganjehere edhe me suksese dhe gezime. Ne kete rrugetim te gjate, autori humbi shume materiale te vlefshme dhe te rendesishme arkivore. Disa nga keto materiale iu demtuan nga mungesa e kushteve adekuate. Sa dem i madh per kulturen tone kur humben dhe prishen dokumente te rendesishme qe identifikojne nje kohe te caktuar.

Libri “Vrasja e veprave” ne pamje eshte autobiografik, por ne brendesi te tij pohohet se autori kete nuk e ben aspak per t’u dukur personazh me biografi! Dhe, siç mund te kuptohet nga lenda, objektivi i Isak Gutes eshte rrugetimi i vepres se tij si dhe reflektimi sa me i gjere dhe perfshires i mesazhit qe bart ajo (vepra). Ky liber ne pamje eshte nje lloj proteste ndaj perfaqesive te institucioneve tona kulturore dhe shteterore, por gjate te lexuarit, vetvetiu lexuesi do ta kuptoje se autori kete nuk e ben as nga zemerimi dhe as per tu hakmarre ndaj keqberesve, sepse nuk ka kujt t’i drejtohet per tu ankuar pervec lexuesve. Isak Guta ne kete liber shpalose kronologjikisht te gjitha pengesat dhe kundertheniet me te cilat hase gjate punes se tij ne realizimin e vepres se tij monumentale te cilen ia kushton figures legjendare te artit skenik, siç e quan me plot te drejte, Aleksander Moisiun. Madheshtine e kesaj figure sic duket e njeh vetem autori te cilin shume nga ne e kemi identifikuar me epitetet: “studiuesi i Moisiut” apo “ autori Moisian” te cilin na e paraqet ne shkelqim te plote, dhe ne nuk e shohim ose nuk mund ta perceptojme.

Sipas autorit, qellimi i larte “hamletian” eshte misioni i tij jetesor per ta lartesuar dhe nxjerre nga harresa kete figure te kalibrit boteror siç ishte Aleksander Moisiu, e me te edhe punen e tij hulumtuese rreth pesedhjetevjeqare, te cilen e beri me plot peripeci dhe mundim.

Dhe per ta permbyllur kete shqyrtim timin, mund te them me siguri te plote se Isak Guta, tere krijimtarine e tij artistike dhe letrare e vuri ne sherbim te popullit.                                                                                   Faruk Buzhala

Përshëndetje të përzermërta z. Hamdi, Gjokë, Ahmet, Arsim… Së pari dëshiroj të jeni si është më mirë me shëndet e familje. Mund të them se përmbyllëja promovuese me veprat e fundit 19 e 20 ka qenë mjaftë e mirë në Ferizaj sa nuk parashikohej. Me perjashtim të mungesës se juaj z. Hamdi – redaktor i disa librave, të z. Gjoka e z. Ahmet Qeriqi (dy recensentë) dhe Profesorit Arsim Fehmiu bashkëveprimtar 10 vjeçar, tanimë në moshën 90 vjeçare me shumë peshë për rastin përmbyllës, po edhe me shumë

arsye, nga shkaqet e pamundësimit, gjithçka ka qenë në nivel.

Pavarësisht mungesës, dy recensencat janë lexuar prej z. Dibran Fylli dhe Moderatores rinore. Pjesëmarrja e publikut ishte solide me mbi 50-60 veta. Interesimi ishte mjaftë i madh.

Hpjen solemne të përmbylljës promovuese e bëri përgjegjësi për Kulturë i Ferizajt, regjisori z. Sabri Pajaziti

Ngjarjen në Ferizaj e përshëndeti krijuesi dhe diplomati z. Imer Lladrovci nga Drenica. Ai foli për aotorin dhe veprimtarinë e tij në mërgatë, me të cilin njihej qysh prej vitesh e me dekada…

Drejtoria e Ferizajt për Kulturë, Rini e Sport ishte organizatore dhe pos organizimit me ftesa, fletëpalosje A-3 dy faqe, zerimin, sallën, kokten, ajo me siguroi mua dy netë buajtje në hotel dhe i premtoi katër bujtje për musafirë të largtë me nga një mëngjes e darkë në hotel. Përveç tjerava, pas promovimit përmbylljës janë nderuar të ftohen deri në 15 veta nga publiku pjesëmarrës i festës me darkë në hotel, ku kisha bujtur për dy netë…

Kështu që përmbyllja promovuese ne Komunen e vendlindjes, pos që u vlerësua ashtu si i përket rastit përmbylljës më shumë se promovim, me rastin e krijimtarisë 48 vjeçare si asnjëherë, Ferizaji me nderoi si mërgimtar dhe me ofroi nje mirepritje aq të mirë e të paharrueshme, sa dot nuk e kam parashikuar.

Megjithese për mua dhe publikun ferizajas pjesëmarrës në festën përmbyllëse, mungesa e përsonalitetëve si ishte redaktori i disa veprave, dy recensentët e librave të fundit dhe Profesor Arsim, (vëllai i Bekim Fehmiut), ishte tepër e dhimbshme dhe e pa zavendsushme, arsyet nga shkaqet objektive të ndryshme ishin të mirëkuptueshme.

Nga zemra ju faleminderoj për redaktim e recensione dhe gjitha perpjkjet e bera…

Poashtu ju siguroj se pavarësisht prej mungesës fizike, pjesemarrja juaj me vepër ka qenë aty dhe jeni duartrokitur për recensentat sikur të ishit midis nesh në festat e librave promovuese.

Si dihet përpjekjet e Juaja, kanë qenë nga pranvera në Universitetin “Aleksander Moisiu” në Durres. Falë

përpjekjeve të juaja me 24       Prof. Arsim Ibrahim FEHMIU mars dhe të zon. Venera Alliaj – drejtore e tri Bibliotekave të Universitetit, brenda java është organizuar përmbyllëja e madhe e krijirimtarisë sime me 12 vepra kushtuar figurës së Moisiut.

Ëndërra ime për 143 vjetorin e lindjes, më 2 e 3 prill ishte të kulmon me inagurimin përmbyllës Shqiperi-Kosovë dyditorë në Prishtinë. Aty shpresoja pranë tryezës me buqetë-lulelësh, të ulën përsonalitetet përfaqsues të inagurimit përmbyllës me ish Presidentin Dr. Alfred Moisiu 92 vjet, Prof. Arsim Fehmiu 90 vjet, Prof. Akademik Emil Lafe, pastaj sipas moshës intelektualët:

  1. Gjokë Dabaj, z. Ahmet Qeriqi, Kryetari i Shkrimtarëve të Matit
  2. Hamdi Hysuka… Nuk dihej saktë, por shpresohej se ende nuk isha aq i vonuar në përmbyllje me këto përsonalitete të mëdha e të jashtëzakoshëm, përfaqësuese të veprave në nivel qendror.

Mos realizimi i inagurimit përmbyllës në nivel qendror me shtyu të botoj edhe një vepër dhe me atë ti kushtohëm përmbylljës më 17 tetor 2022 në nivel lokal në Frizajin e Vendlindjes. Por kjo përmbyllëje ishte e vonuar për ato pësonalitete që të bashkoheshin ashtu si kisha ëndërruar. Megjithatë, përmbyllëja e pranverës në Durrës dhe ajo vjeshtore më 17 tetor në Ferizaj, me kanë lumturuar dhe me kanë

bërën krenar në krye të krijimtarisë 48 vjeçare.

Pas tri dite, më 20 tetor 2022, me priste udhëtimi fluturues për Hemburg. Prandaj, kjo ishte letra parë që ju kushtohëm përmes kesaj kronike pësonalitetëve të emruar më lartë, bashkëvepruesve      Prof. Ahmet QERIQI

dhe lexuesve të librit. Prandaj në emër të pjesëmarrësve: Falenderojmë Drejtorinë për K R S për organizim e mirë dhe Komunë e Ferizajt për pritje e kënaqësitë që i ka mundësuar.

Urime veprat e reja lexuesit!

Faleminderit.        RESPEKT

Isak Guta 21 tetor 2022, Hamburg

E-maili:[email protected]

Redaktori:   z.   Hamdi   Hysuka,

autori Isak Guta dhe Prof. Akademik Emil Lafe (Tiranë Mars 2022)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …