Greg Delawie

Greg Delawie, trazirat në Kongresin amerikan i krahason me sjelljet e deputetëve, në Kuvendin e Kosovës

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas ngjarjes së pa precedent që po ndodh aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi përkrahës të Donald Trump janë futur dhunshëm brenda Ndërtesës së Kongresit dhe kanë hedhur gaz lotsjellës. Delawie ka thënë se pamje të tilla ia kujtojnë Kosovën e vitit 2015, kur deputetë të Kuvendit të Kosovës kishin gjuajtur gaz lotsjellës për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi. “Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja është mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …