B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Ish-kryetari  i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se historia do ta mbajë në mend sulmin e sotëm në Kongres si një “një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”. Ai tha se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”. “Por, ne do të talleshim me veten nëse do ta trajtonim atë si befasi totale”, tha Obama, për të shtuar se rrëfimet e republikanëve i kanë çorientuar ndjekësit e tyre, në lidhje me të vërtetën e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Demokrati Joe Biden është shpallur fitues i zgjedhjeve, por presidenti aktual, Donald Trump, nuk i ka pranuar rezultatet, ashtu si edhe disa republikanë të tjerë. Ata vazhdimisht kanë bërë pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore. Obama u bëri thirrje udhëheqësve republikanë që “të zgjedhin Amerikën”.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …