Ish-krye-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi iu ka lexuar aktakuza për korrupsion nga Prokuroria, të cilën ai e mohon

Ish-krye-shefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me akuzën për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Krasniqi deklarimin për pafajësi e bëri në seancën e shqyrtimit fillestare, e cila u mbajt sot  në Gjykatën Themelore në Prishtinës. Prokurori Special, Dren Paca pasi  ka lexuar aktakuzën tha se Nagip Krasniqi në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Sipas aktakuzës, operatorit “Holding Slovenske Elektrane”, i është mundësuar përfitim pasuror dhe shmangie nga pagesat tatimore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës, në vlerë prej mbi 531 mijë e 920 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …