Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Ish-kryeministri  dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar  vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë  

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar  vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, në Kosovë. Ai ka kritikuar kryetaren,  Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për përplasje me aleatët. Me veprimet e tyre, ata kanë kthyer Kosovën në një çështje të sigurisë për aleatët. Nga shpallja e pavarësisë, kemi punuar shumë qeveri pas qeverie për ta hequr Kosovën nga lista e vendeve me probleme të sigurisë. Në bashkëpunim të ngushtë me aleatët, janë marrë vendime të vështira dhe jopopullore, por që e përafronin Kosovën me perëndimin. Merrnim njohje të reja, anëtarësoheshim në mekanizma ndërkombëtarë, bëheshim pjesë e iniciativave rajonale e ndërkombëtare, duke e betonuar hap pas hapi të ardhmen euro-atlantike të Kosovës. Stabiliteti politik, integrimi i brendshëm i komuniteteve, normalizimi i marrëdhënieve rajonale e veprime të tjera i siguronin Kosovës zhvillim ekonomik e progres në rrugën e integrimit euro-atlantik. Jam i bindur se kjo ka qenë politika më e mençur për integrimin euro-atlantik të Kosovës. Por tani po ndodh që   Osmani dhe Kurti me veprimet e tyre ta detyrojnë drejtorin e CIA-s të zbarkojë edhe në Kosovë, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …