Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Haradinaj: Kosova nuk ka rënë pre e influencës pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron për  një vizitë zyrtare, në Shtetet e Bashkuara ka marrë pjesë në Senatin Amerikan, në forumin e organizuar nga Senatori Inhofe, Kryesues i Komitetit për Shërbimet e Armatosura dhe Gjenerali Xhim Xhons ku po diskutohet rreth temës së kërcënimeve ndaj sigurisë. Në një njoftim të tij Haradinaj thotë se në këtë forum, mes senatorëve dhe kongresistëve të Amerikës si dhe udhëheqësve nga Evropa Juglindore, “diskutuam për nevojën e ngritjes së kapaciteteve për të qenë më të fortë në mbrojtje nga kërcënimet e sigurisë dhe influencës se Kinës dhe Rusisë në sistemet e telekomunikimit”. “Siguria vjen e para! Kosova nuk ka rënë pre e kësaj influence pasi ka refuzuar investimet kineze dhe ruse e veçanërisht ka refuzuar kompanitë kineze në fushën e telekomunikimit dhe 5G”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …