Bamir Topi: Opozita po insiston ta kapë sistemim drejtësisë dhe po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën

Ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi ka qortuar rëndë opozitën e tanishme në Shqipëri

Ish-kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi tha se opozita e tanishme po e lë pa fjalë. Duke folur me tone të ashpra Topi tha se në personalitetin  e deputetëve të opozitës janë dy linja “fyerja dhe lëpirja”. Nuk janë burra, unë dëshiroj të ruaj veten nga këto fjalë, por ata nuk janë burra. Ku është burrëria kur masakrohen në këtë mënyrë moralisht, dënohen në mënyrë konsegutive. ata degjenerohen në publik duke i sharë edhe një burrë normal që nuk merret me politikë, nuk pranon fyerje të tilla, si mund të pranosh ti përfaqësues politik fyerje? Në personalitetin e tyre janë dy linja, nga një anë është fyerja, nga ana tjetër është lëpirja. Kjo është shumë e rëndë. Ata do futen në parlament prapë dhe këtë histori do kenë. Ata kanë konsumuar edhe shantazhet politike, nuk bëjnë më. (Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …