UCK

Ish-luftëtarët e UÇK-së: Faik Zogaj dhe Afrim Basha janë ftuar nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Faik Zogaj i cili është ftuar sot në mëngjes. Po kështu edhe luftëtari i lirisë së UÇK-së Afrim Basha nga Theranda është thirrur nga gjykata speciale.  Faik Zogaj ka shkruar është ftuar në cilësinë e të akuzuarit, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjet ftesës. Ditë më parë, edhe i ftuari, veprimtari dhe ish i burgosuri politik,  Fatmir Brajshori ka paralajmëruar se nuk do t i përgjigjet ftesës së kësaj gjykate e cila merr në pyetje çlirimtarët  e Kosovës dhe jo kriminelët serbë të Milosheviqit, regjim të cilin e ka bombarduar NATO-ja, për shkak të  likuidimeve masive të popullatës civile shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …