Ish-zëvendëskryeministri Pacolli do t'ia dorëzojë edhe dhe solemnisht detyrën kryeministrit të ri Albin Kurti

Ish-zëvendëskryeministri Pacolli do t’ia dorëzojë sot solemnisht detyrën kryeministrit të ri Albin Kurti

Kryeministri i zgjedhur i Kosovë, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit. Ai njoftoi se këtë post do ta marrë sot në orën 11:00. Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behxhet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit. Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re. Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë 2 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku godet Kurtin: Qeveria e zhytur në afera, “pastërtia” është gënjeshtër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin …