Brickos

Sadete Shala: Duhet të përkulemi vetëm para varreve të dëshmorëve dhe ndaj policisë dhe ushtrisë së Kosovës

Safete Shala: Duhet të përkulemi vetëm para varreve të dëshmorëve, policisë e ushtrisë së Kosovës

Motra e heroit të kombit, Kasim Shala, Safete Shala përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar kundër  mënyrës nënshtruese para Listës Serbe nga të zgjedhurit e ekzekutivit dhe legjislativit të ri të Kosovës që i përshëndetën në mënyrë të veçantë minoritetet dhe ndërkombëtarët por harruan t’i përshëndetin familjet e dëshmorëve të kombit. Ajo ka thënë duhet të përkulemi vetëm para varreve të rënëve për liri si dhe ndaj policisë dhe ushtrisë së Kosovës. Theksi bie tek kryekuvendarja e zgjedhur e cila nuk është dëgjuar asnjëherë ta këtë shqiptuar fjalën UÇK. “Shqiptaret të vetedisohen njëherë e përgjithmonë… deputetet… Mendoni mirë të gjithë se në kolltuke dhe në atë parlament ju ka sjell gjaku i të rënëve dëshmoreve, martirëve i të zhdukurve i plagëve të invalidëve e luftëtarëve … i nënave qe s’ju ka mbet asnjë mashkull në shtëpi të vrarë nga shkijet, kur të përshëndetni ndërkombëtaret minoritetet në thonjëza ”shkijet”… mos harroni ata më lartë me ua përshëndet familjet se goja s’ju dhemb…. Edhe diçka në jetë duhet vetëdisuar se duhet me u përkul para varreve që ua sollën lirinë, se kurrë ato vende si kishit parë… Dëshmoreve gjakut të derdhur i përkulem edhe familjeve tê tyre… Ushtrisë i përkulem … Policisë i përkulem… Së në ato vende nuk do të ishit ulë kurrë, hapni sytë…”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …