leoni

Fazli Maloku

Fazli Maloku: Urime QEVERIA KURTI!

Urime Kosovë!

Urime Shqipëri!

Urime shqiptarë kudo që jeni!

      Dita e fitores për qytetarët e Kosovës erdhi,  por u deshen shumë vite pritjeje.  Me këtë rast të shpresojmë se ngadhënjeu e mira ndaj së keqës.  Për këto ndryshime të mënyrës së qeverisjes e kërkoi vetë populli në zgjedhjet e tetorit dhe le të shpresojmë që kësaj here qytetarët e Kosovës u rreshtuan drejt.  Lëvizja Vetëvendosje me vite të tëra si opozitë,  bëri luftë të pakompromis,  duke u përplasur me uzurpatorët e pushtetit,  me hajdutët e kriminelët në pushtet, të cilët,  zunë pozita në Qeveritë e kaluara,  krijuan pasuri përrallore për vete,  familjet e tyre dhe për klanet mafioze të tyre,  nga leckamanë që ishin,  brenda natës u bënë milionerë!! Bënë e çka nuk bënë! Vetëm për Kosovën dhe popullin e saj nuk bënë asgjë të mirë.  Bile, e shkretuan më shumë se pushteti pushtues serbian!

     Qeveria Kurti,  po e merr pushtetin në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Koalicioni LVV dhe LDK-ja, nëse nuk bëhet hileja apo tradhëtia nga brenda, do të kenë mundësi ta lëvizin çeshtjen qoftë për një hap të vogël përpara.  Me një fjalë,  nuk duhet të jetojmë me iluzione,  se tani “do bëhet mrekullia”! LVV, si opozitë disa vjeçare,  ka treguar guxim,  edhe vullnet për tu kacafytur me këtë pjellë të keqe që uzurpoi pushtetin, bile edhe duke u gjakosur e rrezikuar jetët,  por pushtetarët hilegji e të pashpirtë,  propogandonin,  gënjenin qytetarët me tërë fuqinë e pushtetit dhe zgjatën jetën e tyre deri më sot.   Shpresoj dhe besoj se z. Kurti,  plotëson kriterët për një Kryeministër të Republikës së Kosovës; pjekurinë, aftësinë,  guximin,  vullnetin,  përvojën e duhur,  mençurinë dhe nëse zbret tek “SOVRANI POPULL” dhe me veprime konkrete,   artikulon drejt interesat e “SOVRANIT”, nuk do të ket fuqi që do ta ndal për të hecur përpara. Qeveria e Re me z. Kurti,  shpresojmë dhe besojmë,  se do t’ia kthej identitetin e ndritshëm çdo shqiptari dhe vetë Kosovës!

Dhe krejt në fund edhe një herë;

Urime Qeveria Kurti!

Shëndet e fatbardhësi!

Rrezatim në këtë rrugë të shenjtë!

Fazli Maloku, Prishtinë, 3 shkurt 2020

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …