Brickos

Yllarta Thaçi: Evropa nuk është kopsht me lule dhe nuk të falë dashuri si vendi yt!

Yllarta Thaçi: Evropa nuk është kopsht me lule dhe nuk të falë dashuri si vendi yt!

Po ikën ti, Arkitektja e diplomuar, apo? Ani, udhë të mbarë të qoftë! Po pse bre, sa herë që vendosni të ikni nga Kosova, shani? A nuk mjafton që po ikni, që po e braktisni vendin, edhe pas 20-të viteve të çlirimit. Por, edhe po shani? A nuk po ju vije keq që po e leni në duart e atyre që luajnë me fatin tonë, siç e pretendoni, vendin tonë, Kosovën tonë të bukur…,pasi që po ikni, pse e akuzoni vendin ku u linde, u rrite, u formove…? A nuk mjafton që ia ktheni kurrizin, por edhe e bëni fajtor? Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Kosovën, ashtu siç e ëndërruam ndër gjenerata e gjenerata? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati? Jo, jo. Kosovën e bëjnë njerëzit e ditur. Ti, ai, ajo…!

 Kur qenka kaq keq Kosova, pse nuk ngriheni të protestoni si nëpër vendet e zhvilluara, ku për një biletë autobusi, dalin në rrugë? Pse nuk ngriheni të protestoni si gjithë bota, në ditë festash, psh: për 1 Maj apo 8 Mars, apo festa tjera. Sepse, Ne bëjmë të kundërtën. Dalim dhe festojmë. E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se ne që punojmë, hoqëm pak për të arritur. Nuk na e zgjati dorën askush, por nuk u ndalem së kërkuari punë? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju, Arkitektja e nderuar që i bini me shqelm vendit tënd, mundit të prindërve tuaj. Nuk të shkolluan për të ikur!

Po ikën, edhe ti Arkitekte? Po ik a? Po i hedh poshtë gjithë ato vite, kur me mund të madh, prindëritit të shkolluan, të formuan profesionalisht. Ata, investuan në ty, që të bëhesh njëri më karakter të fortë,  që një dit ta ndërtosh vendin tënd? Edhe ti, po ik a?

Nëse ke vendos të ikësh, udha e mbarë të qoftë! Ta bëftë Zoti dritë, kudo që të shkosh! Paç më shumë fat se deri sot. Mos harro dhe ta keni parasysh, 24 orëshin në 7 ditët e javës.  Gjatë gjithë kësaj kohe, duhet të punosh fortë, për ta fituar jetën. As atje, nuk e ke të shtruar me lule. Çdo ditë do ta keni mungesën e dashurisë së njerëzve  tuaj, dashuri e cila do të shtohet çdo herë e më shumë. Dije se, të huajt atje, nuk mërzitet për ty. Mos e harro këtë!

Dhe, mos harro. Llogariti së paku dhjetë vite, derisa të integrohesh, deri ti marrësh ca letra, që t’i mbani në xhep. Nuk i dihet fatit, pasi që do bredhni rrugëve, për ta pasur një pune më të mirë. Ndoshta, për këtë kohë, po të ishe përpjekur më shumë, mund ta kishe gjetur veten, edhe në vendin tënd. Këtu, në shtetin tënd.

Dhe, kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, ngase mund të ju ketë harruar. Ne, pavarësisht sfidave, do angazhohemi dhe punojmë, për ta zhvilluar vendin tonë, vendin tuaj. Me punën e arkitekteve tjera, do bëjmë ndryshimin e duhur, do ndërtojmë vendin tonë, Kosovën tonë.

Po shkon Arkitektja e diplomuar? Por, mos harro një gjë. Po mendon se po shpëton nga Kosova, por kurrë nuk do ta gjeni ngrohësin e vendin tënd. Atje, të gjitha mund t’i gjesh, po dashurinë e vendit tënd, kurrë…! Këtë mos e harro!!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …