Ish-zyrtarja e EULEX-it, Fatime Buzolli, ka folur për keqpërdomime dhe abuzime në mëdha në këtë mision të BE-së

Ish-zyrtarja e EULEX-it, Fatime Buzolli, ka folur për keqpërdorime dhe abuzime në mëdha në këtë mision të BE-së

Ish-zyrtarja  e EULEX-it Fatime Buzolli ka folur për raste të rënda që janë neglizhuar nga Prokurorët. Për tetë vjet punë ajo thotë se kishte hasur dhe kishte raportuar keqpërdorime të mëdha. Por raportimi i këtyre padrejtësive ajo thotë se i kushtoi me keqtrajtim dhe diskriminim nga prokurorja, Nita Amin. Këtë të fundit ajo e kishte akuzuar për një mori shkeljesh si zhdukje të provave e trajtim jo të duhur të rasteve siç janë rasti kundër të akuzuarit kryesor për orkestrim të trazirave të marsit të vitit 2008 Milan Ivanovic dhe rasti i vrasjes së policit Enver Zymberi. “Në të gjitha rastet ku Nita Amin ishte e përfshirë të gjitha rastet kanë shkuar ters. As një rast nuk është kryer siç duhet.”, tha Buzolli për televizionin publik të Kosovës. Buzolli ka akuzuar edhe asistenten e prokurores britanike Aleksandra Spiriq e cila sipas saj kishte dorë në rrjedhjen e disa informacioneve të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …