RKL

RKL: Islamofobët po koordinohen për të marrë një shumë rreth 20 milionë euro me qëllim për të damkosur islamin në vend e më gjerë

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se urrejtësit e fesë islame në Kosovë kanë rastin të përfitojnë një fond prej rreth 20 milionë euro, duke u bashkuar me një OJQ, që pritet ta vazhdojë fushatën antisilame në Kosovë, madje duke e drejtuar edhe kundër Qeverisë së Kosovës, e cila e ka nxitur fushatën me qëllim për të mbijetuar dhe për ta thelluar përkrahjen nga Amerika, Franca e Italia.

Në krye të këtij grupimi anti islam në Kosovë, jo zyrtarisht thuhet  se janë: Atifete Jahjaga ish kryetarja e Kosovës (e zgjedhur me një zarf të ish-ambasadorit, Kristofer Dell), gazetarja e “Zërit”, Arbana Xharra, e njohur për urrejtje kundër islamit dhe kundër luftës së UÇK-së, pastaj disa gazetarucë, shkurtabiqë të kompleksuar e të dështuar, që shkruajnë me porosi, duke qenë të mbështetur nga mafiet e nëntokës si dhe një pjesë e analistëve të vetëshpallur,  të dëshmuar me shkrimet e tyre kundër myslimanëve.  Kjo OJQ mercenare beson se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ i fitojë kandidati republikan, Donald Trump i cili ka paralajmëruar kryqëzata ekstreme kundër myslimanëve në Amerikë dhe kudo në botë.

Duke folur për artikullin e botuar të gazetares, Carlota Gal në New York Times, e cila për shkak të pjesëmarrjes së 70 shqiptarëve nga Kosova në luftën e Sirisë dhe në ISIS, vendin tonë e quan tokë të pëlleshme të ISIS-it, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni pranon se  ka biseduar me autoren e këtij artikulli para publikimit, dhe sqaron  se nga ajo bisedë, gazetarja e ka nxjerrë vetëm një fjali. “Të vjen keq që mbi bazën e percepcionit ose mbi bazën e informatave të mbledhura kuturu, një institucion siç është New York Times, ndërton një diçka të tillë. Unë po ndjej obligim t’i referohem artikullit të New York Times sepse gazetaren Carlota Gal e kam takuar dhe kam biseduar  me të për 1 orë e  gjysmë, duke argumentuar me fakte tejet të besueshme ndërsa ajo e ka gjetur vetëm një fjali nga gjithë kjo bisedë që e ka shkruar se Kosova është shtet sekular. Artikulli i saj është i ndërtuar mbi premisa tërësisht të paqëndrueshme. Ndërkaq, duke folur për sigurinë e brendshme, ministri Hyseni thotë se Kosova qëndron shumë më mirë se krejt shtetet ballkanike dhe shumë shtete evropiane. “Ka një diskrepancë mes percepcionit dhe realitetit sa i përket ekstremizmit dhe radikalizmit në Kosovë. Këtë nuk e them unë, por e thonë edhe të gjitha raportet serioze profesionale ndërkombëtare kredibile. Ne po e përmbyllim muajin e 10 që asnjë qytetar nuk është regjistruar ka marrë rrugën për Siri, pra ka rënie drastike”, ka saktësuar ministri i Brendshëm.

Kjo është deklarata  e fundit e ministrit të Brendshëm të Kosovës, i cili mund të akuzohet për shumëçka, por në asnjë rrethanë nuk mund të dëshmohet përkrahja e tij për myslimanët, për ekstremistët, jo se jo. Si njeri shumë i afërt me Ibrahim Rugovën Skënder Hyseni ka qenë dhe mbetet i orientuar drejt Vatikanit po kurrsesi drejtë Mekkes. Dhe deklarata e tij nuk është aspak politike, por krejtësisht reale edhe pse shumë e vonuar, si kofini pas të vjelave.

Përpjekjet për ta barazuar islamin me grupet radikale, të cilat janë të pranishme kudo në fetë monoteiste, janë krejtësisht përpjekje  për poenë politikë. Ekstremistë të tillë të papërgjegjshëm ka edhe në mesin e kardinalëve të Papës, sikur është  rasti i kardinalit Kurt Koch, që mbron haptas kryqëzatat dhe kërkon konvertimin e dhunshëm të myslimanëve në krishterë katolikë apo ortodoksë.  Gazeta “The Telegraph” ka bërë të ditur se Kardinali, Kurt Koch, shefi i marrëdhënieve të përgjithshme në Vatikan, ka theksuar se mësimet e Kishës Katolike përjashtojnë aktivitetet misionare, që kanë për synim (konvertimin) e popullit hebre për shkak se ata cilësohen,“të zgjedhurit” e Zotit. Të krishterët ende kanë një mision për të konvertuar myslimanët dhe pjesëtarët e besimeve tjera në të krishterë edhe në këtë kohë të persekutimeve në Lindje të Mesme. Ai tha se, edhe përkundër dallimeve themelore në besim në mes dy feve, posaçërisht në raport me figurën e Krishtit, të krishterët duhet ta shohin hebraizmin si një “nënë. I pyetur nga gazetari i “The Telegraph” nëse kjo nënkupton se katolikët duhet të shohin drejt konvertimit të myslimanëve në katolikë, ai tha: “Ne kemi një mision për të konvertuar të gjithë popujt e besimeve jo-të-krishtere, përveç judaizmit”. Ai shtoi se kjo vlen edhe për grupet xhihadiste përgjegjëse për persekutimin e të krishterëve në Lindjen e Mesme. “Mbi të gjitha, na duhet që t’i konvertojmë këta myslimanë që përdorin dhunën, sepse motra e të gjitha besimeve është liria dhe paqja, e jo dhuna, dhe kur një besim përdor dhunën për të konvertuar të tjerët, ky është abuzim me religjionin”, ka theksuar ai. ( RKL. 24 maj 2016)

Ky lajm  i kardinalit, Kurt Koch nuk është botuar në jugo-mediet  të cilët përditë afishojnë sharje e fyerje kundër islamit duke e barazuar me ISIS-in madje duke u shprehur çmendurisht sikur njëfarë, K. Myftaraj, i cili kërkon që Kur’ ani të ndalohet, sepse është libër terrorist  dhe myslimanët të zhduken nga faqja e dheut. Marrëzira e çmenduri të tilla individuale janë të pranishme, kudo në botë. Nuk thuhet kot  se nuk ka fis pa një pis, ashtu sikur thuhet se një dele e zezë dhe e sëmurë nuk e prish dot një kope.

Anti islamët në Kosovë edhe pse në numër të vogël kanë mbështetje të fortë në Beograd, Athinë, e në Moskë. Një përkrahje edhe më të fuqishme e kanë edhe nga një segment antishqiptar i BE-së, e cila nuk e ka pranuar as e pranon pavarësinë e vendit tonë, sepse konsideron se kjo është tokë e kishave dhe manastireve mesjetare serbe e sllave, ndërsa shqiptarët e konsideron si mbetje fizike e fetare të Perandorisë Osmane, njëjtë sikur dëgjohen tek-tuk krrokamat  e kurbatkave të zeza sterrë të fiseve të xhaurrëve, haraqinëve djuriçve e haleve pa prokopi.

Ka shumë probleme të tjera Kosova dhe jo të merret me 70 shqiptarë të cilët luftojnë në Siri dhe të cilët janë viktima të ish Qeverisë së Kosovës, e cila duke pasur në krye ministra të pa aftë nxiti vajtjen në Siri të shqiptarëve e më pas, pasi Amerika dhe NATO-ja nuk guxuan të intervenojnë në Siri për shkak të Rusisë, ata shpallën terroristë të gjithë shqiptarët që kishin shkuar të luftonin kundër regjimit më kriminal të botës së sotme, sikur është regjimi i Assadit, i cili ka vrarë më shumë se 300.000 sirianë dhe ka dëbuar nga vendi rreth 10 milionë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …